Sport

Hansi Flick: "Nëse Ansu Fati dëshiron të qëndrojë, ne do të kujdesemi për të"

Trajneri gjerman vlerëson rikthimin e skuadrës culé në La Liga, ndërkohë që ka folur me Ansu Fatin për të sqaruar situatën e tij.

17 Janar 2025, 15:46 Nga DOSJA
Hansi Flick: "Nëse Ansu Fati dëshiron të qëndrojë,

SPANJE - Hansi Flick beson se skuadra e tij do të transferojë performancën e saj të shkëlqyer në Superkupë dhe Kupën e Mbretit në La Liga. Viti 2024 nuk u mbyll me një shije të mirë në gojë për Barçën: shtoi një pikë nga nëntë dhe humbi kryesimin.

Trajneri nuk e ka vlerësuar ndeshjen e djeshme të Kupës, mes Real Madrid dhe Celta dhe as nuk ka konfirmuar, nëse do ta ndryshojë skuadrën nesër për ndeshjen ndaj Getafes. Ai ka lënë të kuptohet se ka folur edhe me Ansu Fatin për një dalje të mundshme në merkaton e dimrit. 

"Për mua është e rëndësishme të jem i sinqertë me lojtarët. Unë kam qenë i sinqertë me të. Është vendimi i tij. Ne kemi folur për mundësitë që ai ka te Barça. Nëse ai dëshiron të qëndrojë, mirë. Ai është nga La Masia. Ne do të kujdesemi për të dhe mbase ai mund të kthehet në mënyrën se si ne duam”.

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll