Aktualitet

FOTO-KRAHASIMI/ Ngjashmëria në pamje, por largësia në shifra, cili është ndryshimi mes urës së Drinit dhe urës Wushan në Kinë?

Një ditë pas hapjes, kryeministri Edi Rama tha përmes rrjeteve sociale se ura në fjalë solli një tjetër realitet të ri inxhinierik e arkitektonik në infrastrukturën e Shqipërisë 2030.

16 Janar 2025, 16:41 Nga Dosja.al
FOTO-KRAHASIMI/ Ngjashmëria në pamje, por largësia në
Ura e Drinit dhe ura e lumit Wushan Yangtze

KUKËS- Ura e Madhe e Kukësit që lidh dy anët e Drinit u hap më 4 nëntor 2024 dhe si synim ka zgjidhjen përfundimtare të nyjes që lidh dy kahet e lumit. Një ditë pas hapjes, kryeministri Edi Rama tha përmes rrjeteve sociale se ura në fjalë solli një tjetër realitet të ri inxhinierik e arkitektonik në infrastrukturën e Shqipërisë 2030.

Por sa unike është kjo vepër inxhinierike e arkitektonike kjo vihet në pikëpyetje teksa në rrjet qarkullon një imazh i cili e tregon Urën e Drinit në Kukës si thuajse të ngjashme me Urën e lumit Wushan Yangtze në Kinë.

FOTO-KRAHASIMI/ Ngjashmëria në pamje, por largësia në
Ura e lumit Wushan Yangtze
FOTO-KRAHASIMI/ Ngjashmëria në pamje, por largësia në
Ura e Madhe e Kukësit

Nëse ndalemi te krahasimi vizual bie në sy harku i njëjtë në të dyja rastet, si në Kinë ashtu dhe në Shqipëri, por pas nuk mbetet as ngjyra ndonëse e kuqja e urës në lumin Wushan Yangtze paraqitet më e ndezur.

Gjatësia e urave, nga ana tjetër nuk është e njëjtë pasi Ura e Drinit ka një gjatësi pre 310 metrash ndërsa ura në lumin Wushan Yangtze në Kinë ka një gjatësi prej 616 metrash. Deri këtu nuk ka asgjë "për çudi", dy vepra të ngjashme me gjatësi të ndryshme.

Por le të ndalemi te investimet përkatëse në para dhe materiale për secilën urë. Në një krahasim të bërë nga Dosja.al rezulton se në Shqipëri në urën e Drinit, janë përdor 5000 ton materiale dhe janë shpenzuar rreth 40 milion euro. Në Kinë në urën e lumit Wushan Yangtze janë përdorur rreth 117000 ton materiale dhe janë shpenzuar 21 milion euro.

FOTO-KRAHASIMI/ Ngjashmëria në pamje, por largësia në

Në Shqipëri janë shpenzuar 8 mijë euro për ton ndërsa në Kinë janë shpenzuar 1,235.29 euro për ton. Ndërsa për metër në Shqipëri në ndërtimin e Urës së Drinit janë përdorur 129,032.26 euro e nga ana tjetër në Kinë 34,096.77 euro.

FOTO-KRAHASIMI/ Ngjashmëria në pamje, por largësia në

 

 

ura e drinit ura e lumit wushan yangtze

Sondazh

Poll