Aktualitet

"Pacientët te Onkologjiku kryejnë terapi në karrige"/ Gazetari Osman Stafa: E turpshme! Rama bën propagandë

Ai bëri një thirrje për Ministrinë e Shëndetësisë dhe për kreun e qeverisë, duke i kërkuar përgjigje për këtë situatë, që është një realitet i përditshëm, ndërsa e cilësoi situatën këtë si një tjetër shembull të propagandës që thuhet për shëndetësinë, duke shtuar se përmirësimet e deklaruara janë larg realitetit.

16 Janar 2025, 16:05 Nga B.Z
"Pacientët te Onkologjiku kryejnë terapi në karrige"/
Osman Stafa

TIRANË - Gazetari Osman Stafa, ka folur sërish ditën e sotme lidhur me skandalin te Onkologjiku, ku pacientët me kancer kryenin kimioterapi ulur në karrige dhe jo në poltronët e posaçëm. I ftuar në Syri TV, Stafa e cilësoi këtë situatë si një pasqyrim të realitetit të vështirë me të cilin përballen pacientët në sistemin shëndetësor shqiptar.

Ai bëri një thirrje për Ministrinë e Shëndetësisë dhe për kreun e qeverisë, duke i kërkuar përgjigje për këtë situatë, që sipas tij është një realitet i përditshëm, ndërsa e cilësoi rastin si një tjetër shembull të propagandës që thuhet për shëndetësinë, duke shtuar se përmirësimet e deklaruara janë larg realitetit.

Osman StafaKy është realiteti më të cilën përballen në përditshmëri të sëmurët me kancer. Ku është pavioni i Onkohematologjisë ku siç e shikoni edhe nga pamjet janë persona të sëmurë, janë duke bërë kimioterapi dhe shikoni se në çfarë kushtesh bëjnë kimioterapi këta pacientë. Duhet të ishin në poltron. Janë vende të dedikuara ku një pacient që vuan nga kanceri do duhet të qëndrojë përgjatë gjithë kohës. Kujtojmë se kimioterapitë  zgjasin deri ne 6 orë dhe shikojeni, rrinë në karrige. Shikojeni ne çfarë kushtesh qëndrojnë këta pacientë. Kaq persona dhe të gjithë ngjitur me njeri tjetrin. A është normale kjo. I bëj pyetje ministrisë së Shëndetësisë, kreut të qeverisë shqiptare meqenëse deklaron se shëndetësia jonë ka arritur majat, në çdo dalje të tij publike dhe në faqet e tij. Gjithçka është propagandë. Kjo është e vërteta. Është e përditshme kjo situatë dhe mjafton që dikush të shkojë tek onkologjia në QSUT dhe të shikojë këtë situatën se si përballen pacientët që shkojnë atje. Pacientët duhet të qëndrojnë në poltron. Dhe është e turpshme kjo situatë...

onkologjik osman stafa

Sondazh

Poll