Aktualitet

I rekrutonte me reklama dhe më pas i shfrytëzonte për prostitucion, arrestohet turku në Tiranë, procedohen edhe 9 vajza

Bëhet me dije se 37-vjeçari i rekrutonte të huajat nga Kina dhe Kazakistani dhe më pas duke përdorur një faqe online i shfrytëzonte për prostitucion, duke iu siguruar klientë me qëllim kryerjen e marrëdhënieve seksuale kundrejt pagesës, në një ambient të marrë me qira nga ky shtetas.

16 Janar 2025, 15:04 Nga M.B
I rekrutonte me reklama dhe më pas i shfrytëzonte për
Para

TIRANA- Një 37-vjeçar turk është arrestuar në Tiranë pasi dyshohet se rekrutonte vajza të huaja të cilat më pas i shfrytëzonte për prostitucion, nëpërmjet reklamimit të fotove online. Sipas policisë, janë proceduar penalisht dhe 9 vajza të huaja për ushtrim prostitucioni. Bëhet me dije se 37-vjeçari i rekrutonte të huajat nga Kina dhe Kazakistani dhe më pas duke përdorur një faqe online i shfrytëzonte për prostitucion, duke iu siguruar klientë me qëllim kryerjen e marrëdhënieve seksuale kundrejt pagesës, në një ambient të marrë me qira nga ai.

Njoftimi:

Finalizohet nga Seksioni për Hetimin e Trafiqeve të Paligjshme në DVP Tiranë, operacioni policor i koduar “Foreign Escort”. Rekrutonte shtetase te huaja të cilat më pas i shfrytëzonte për prostitucion, nëpërmjet reklamimit të fotove online, arrestohet një shtetas turk.

Procedohen penalisht 9 shtetase për ushtrim prostitucioni. Sekuestrohet një shumë e konsiderueshme parash, të dyshuara të përfituara nga ushtrimi i kësaj veprimtarie, 3 celular dhe 9 karta krediti.

Specialistët e Seksionit për Hetimin e Trafiqeve të Paligjshme në DVP Tiranë, në vijim të operacioneve të njëpasnjëshme me qëllim goditjen e paligjshmërisë në fushën e trafiqeve të paligjshme, kanë organizuar dhe finalizuar një tjetër operacioni. Në kuadër të operacionit “Foreign Escort” u arrestua shtetasi turk I.Y, 37 vjeç, banues në Tiranë, i dyshuar për kryerjen e veprave penale “Shfrytëzimi i prostitucioni” dhe “Mbajtja e lokaleve për prostitucion”.

Si dhe u proceduan në gjendje të lirë 9 shtetase, për ushtrim prostitucioni. Shtetasi I.Y, dyshohet se rekrutonte shtetase të huaja, nga Kina dhe Kazakistani dhe më pas duke përdorur një faqe online i shfrytëzonte për prostitucion, duke iu siguruar klientë me qëllim kryerjen e marrëdhënieve seksuale kundrejt pagesës, në një ambient të marrë me qira nga ky shtetas.

Vijojnë hetimet për identifikimin e personave të tjerë të implikuar në këtë veprimtari dhe dokumentimin e plotë ligjor të këtij rasti. Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë së Tiranës, për veprime të mëtejshme.

tirana

Sondazh

Poll