Aktualitet

Dyshohet se abuzonin me varrezat e Bashkisë Sarandë, procedohen penalisht 3 persona

Procedimi penal ndaj këtyre shtetasve u hap pas publikimit të një videoje në emisionin investigativ "Fiks Fare", ku u trajtuan raste abuzimesh në ofrimin e varrezave publike, duke ngritur dyshime për veprime të kundërligjshme dhe mosveprime nga ana e punonjësve të Bashkisë Sarandë.

16 Janar 2025, 15:50 Nga B.Z
Dyshohet se abuzonin me varrezat e Bashkisë Sarandë, procedohen
Foto ilustruese

SARANDË - Tre persona janë proceduar penalisht nga Policia në Sarandë pasi akuzohen se kanë abuzuar me varrezat e këtij qyteti. Konkretisht janë proceduar personat me iniciale Th. M., 38 vjeç, dhe F. B., 65 vjeçe,  administratorë të dy aktiviteteve tregtare (agjensi funerale), dhe R. S., 51 vjeç, ish-drejtor në Drejtorinë e Shërbimeve Publike pranë Bashkisë Sarandë.


Procedimi penal ndaj këtyre shtetasve nisi pas publikimit të një videoje në emisionin investigativ "Fiks Fare", ku u trajtuan raste abuzimesh në ofrimin e varrezave publike, duke ngritur dyshime për veprime të kundërligjshme dhe mosveprime nga ana e punonjësve të Bashkisë Sarandë.

Njoftimi i Policisë:

Specialistët e Seksionit për Hetimin e Krimit Ekonomik dhe Financiar në Sarandë kanë referuar materialet procedurale në Prokurori për shtetasit:

•Th. M., 38 vjeç, dhe F. B., 65 vjeçe, banues në Sarandë, administratorë të dy aktiviteteve tregtare (agjensi funerale), për veprat penale “Korrupsion pasiv në sektorin privat” dhe “Pushtim i tokës”;

•R. S., 51 vjeç, banues në Sarandë, ish-drejtor në Drejtorinë e Shërbimeve Publike pranë Bashkisë Sarandë, për veprat penale “Shpërdorim i detyrës” dhe “Korrupsioni pasiv i personave që ushtrojnë funksione publike””, sqaron policia.

Procedimi penal për këta shtetas nisi pas publikimit të një videoje në emisionin investigativ “Fiks Fare”, ku trajtoheshin raste të abuzimeve në ofrimin e varrezave publike, duke ngritur dyshime për veprime të kundërligjshme dhe mosveprime nga ana e punonjësve të Bashkisë Sarandë.

“Drejtoria Vendore e Policisë Vlorë falënderon mediat dhe qytetarët për bashkëpunimin dhe i fton ata të denoncojnë çdo rast të shkeljes së ligjit, duke garantuar reagim të shpejtë dhe të paanshëm”, thuhet në deklaratën e policisë.

policia italiane procedim ne kurbin

Sondazh

Poll