Aktualitet

Tentoi të godiste një polic, pasi u kap duke vjedhur, arrestohet 32-vjeçari shqiptar në Itali

Policia tha se i arrestuari ka qenë së bashku me të paktën 3 persona të tjerë, që mundën të iknin në këmbë dhe të humbisnin gjurmët gjatë ndjekjes nëpër shkurret e zonës. 

16 Janar 2025, 16:21 Nga E. D
Tentoi të godiste një polic, pasi u kap duke vjedhur, arrestohet
foto ilustruese

ITALI- Një 32-vjeçar shqiptar ka rënë në prangat e policisë italiane, pasi ka kryer një seri plaçkitjesh në kodrat e Torinos. Mediat vendase bëjnë të ditur se i riu shqiptar në tentativë për tu arratisur katentuar të godiste edhe një nga efektivët në operacion. Për pasojë polici mori dëmtime në pjesët e gjymtyrëve dhe i duhet të qëndrojë për 2 javë në spital.

Policia tha se i arrestuari ka qenë së bashku me të paktën 3 persona të tjerë, që mundën të iknin në këmbë dhe të humbisnin gjurmët gjatë ndjekjes nëpër shkurret e zonës. Në bordin e makinës u gjetën mjete për vjedhje dhe sende të çmuara, sende të vjedhura nga një grabitje e fundit.

policia italiane

Sondazh

Poll