16 Janar 2025, 14:36
Nga M.B
Foto ilustruese
TIRANA- Katër persona janë arrestuar në Tiranë pasi akuzohet se kanë kundërshtuar dhe goditur punonjësit e policisë për shkak të detyrës. Në pranga kanë rënë Agim Shahu, Albert Xhorxha, Besart Xhaferri e Blendi Xhoxha. Mësohet se se gjatë shoqërimit në komisariat ata kanë dëmtuar automjetin e policisë dhe derën e Komisariatit. Të arrestuarit akuzohen për veprat penale “Kundërshtimi i punonjësit të policisë së rendit publik“, “Kanosja për shkak të detyrës“, “Goditje për shkak të detyrës”, “Shkatërrimi i pronës“ e kryer në bashkëpunim, dhe “ Drejtimi i automjetit në mënyrë të parregullt”.
Njoftimi i policisë:
Shërbimet e Komisariatit të Qarkullimit Rrugor gjatë patrullimit në sektor, në rrugën “Mikel Maruli”, kanë konstatuar një automjet, në shkelje të rregullave të qarkullimit rrugor, (drejtuesi i automjetit vijoi lëvizjen me automjet edhe pse semafori kishte ndezur dritën e ndalim qarkullimit).
Punonjësit e Policisë Rrugore kanë ndjekur automjetin të cilin drejtuesi porsa ka parë Policinë e ka parkuar dhe vetë ka vijuar lëvizjen në këmbë, por është ndaluar nga shërbimet e Policisë për kryerjen e veprimeve të mëtejshme administrative për shkeljen e konstatuar.
Gjatë komunikimit të shkeljes së konstatuar, drejtuesi i automjetit, shtetasi A. Sh., së bashku me 3 shtetas të tjerë, kanë kundërshtuar dhe goditur për shkak të detyrës punonjësit e Policisë së Qarkullimit Rrugor dhe të Patrullës së Përgjithshme të Komisariatit Nr.6, për të penguar shoqërimin e tyre në Komisariat.
Në vijim të verifikimeve ka rezultuar se shtetasi A.Sh, drejtonte mjetin në gjendje të dehur. Gjatë shoqërimit në Komisariat këta shtetas kanë dëmtuar mjetin e policisë si dhe kanë dëmtuar derën e ambienteve të shoqërimit.
Në vijim të veprimeve, Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Nr.6, arrestuan në flagrancë shtetasit: A. Sh, 37 vjeç, A. Xh, 32 vjeç, B. Xh, 30 vjeç, të tre banues në Kukës, dhe B. Xh, 25 vjeç, banues në Tiranë, për veprat penale “Kundërshtimi i punonjësit të policisë së rendit publik“, “Kanosja për shkak të detyrës“, “Goditje për shkak të detyrës”, “Shkatërrimi i pronës“ e kryer në bashkëpunim, dhe “ Drejtimi i automjetit në mënyrë të parregullt”.
tirana
Aktualitet
16 Janar 2025, 14:25
M.B
Foto ilustruese
TIRANA- Pas disa muajsh ngadalësimi, aplikimet e shtetasve shqiptarë për azil në një nga vendet e Bashkimit Europi...
Aktualitet
16 Janar 2025, 14:11
r.ll
vasil kamberi
BULQIZË- Vasil Kamberi, 36 vjeç humbi jetën ditën e sotme në fshatin Tërnovë e Vogël pasi u që...
Aktualitet
16 Janar 2025, 14:05
M.B
Autori dhe viktima
TIRANA- Djali i Xhemal Metës ka rrëfyer bisedën e bërë me autorin e dyshuar të vrasjes, Isu...
Aktualitet
16 Janar 2025, 13:59
r.ll
pamje nga diga
SARANDË- Diga që furnizon me ujë hidrocentralin e Sasaj në Burnec të Lukovës është çar&e...
Aktualitet
16 Janar 2025, 13:35
r.ll
foto ilustruese
BULQIZË- Një vrasje me armë zjarri ka ndodhur ditën e sotme në pyllin e fshatit Tërnovë e Vogël n&e...
Aktualitet
16 Janar 2025, 13:24
r.ll
foto ilustruese
BULQIZË- Një 36-vjeçar ka humbur jetën në Bulqizë, pasi është qëlluar me armë gja...
Aktualitet
16 Janar 2025, 12:16
N.F
Ademir Fresku
SHKODËR- Këngëtari shkodran, Ademir Fresku mbeti i plagosur më datë 14 janar. Dy ditë pas plagosjes Fresku n&eu...
Aktualitet
16 Janar 2025, 12:10
M.B
Foto ilustruese
CËRRIK- Një 32-vjeçar është arrestuar në Cërrik pasi dyshohet se ka ushtruar dhunë psikologj...
Aktualitet
16 Janar 2025, 12:00
N.F
Foto ilustruese
TIRANË- Shtatë persona janë vënë në pranga ditën e sotme në Tiranë për vepra te ndryshme....
Aktualitet
16 Janar 2025, 12:03
M.B
Foto ilustruese
TIRANA- Tirana do të aplikojë vendosjen e pajisjeve parkimetër të cilat do të mundësojnë pagesat e parki...