Aktualitet

Ushtroi dhunë psikologjike ndaj bashkëshortes dhe vjehrrës, arrestohet 32-vjeçari në Cërrik

Bashkëshortja e tij dhe vjehrra janë pajisur me urdhër mbrojtjeje.

16 Janar 2025, 12:10 Nga M.B
Ushtroi dhunë psikologjike ndaj bashkëshortes dhe vjehrrës,
Foto ilustruese

CËRRIK- Një 32-vjeçar është arrestuar në Cërrik pasi dyshohet se ka ushtruar dhunë psikologjike ndaj gruas së tij. Personi në fjalë veçse ka ushtruar dhunë psikologjike ndaj bashkëshortes, dyshohet se ka bërë të njëjtën gjë edhe me vjehrrën. Bashkëshortja e tij dhe vjehrra janë pajisur me urdhër mbrojtjeje.

“Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Cërrik arrestuan në flagrancë shtetasin M. T., 32 vjeç, banues në Cërrik, pasi ka ushtruar dhunë psikologjike ndaj bashkëshortes dhe vjehrrës së tij, të cilat u pajisën me urdhër mbrojtjeje”, njofton policia.

cerriku

Sondazh

Poll