Aktualitet

U qëllua me armë gjahu nga i afërmi i tij në pyll, humb jetën 36-vjeçari në Bulqizë

Ndërkohë autori i dyshuar i ngjarjes është shoqëruar në Komisariatin e Policisë.

16 Janar 2025, 13:24 Nga r.ll
U qëllua me armë gjahu nga i afërmi i tij në pyll, humb
foto ilustruese

BULQIZË-  Një 36-vjeçar ka humbur jetën në Bulqizë, pasi është qëlluar me armë gjahu nga një i afërm i tij. Ngjarja ka ndodhur në pyllin e fshatit Tërnovë e Vogël në Bulqizë, ku dhe është njoftuar policia për të shtënat. 

36-vjeçari me iniciale V.K., si pasojë e plagëve të marra, ka humbur jetën gjatë transportimit me helikopter për në spital.

Ndërkohë autori i dyshuar i ngjarjes është shoqëruar në Komisariatin e Policisë. Grupi hetimor nën drejtimin e Prokurorisë vijon veprimet në vendngjarje për sqarimin dhe dokumentimin e plotë ligjor të kësaj ngjarjeje.

NJOFTIMI I POLICISË: 

Bulqizë/Informacion paraprak

Me datë 16.01.2025, rreth orës 12.00, është marrë njofim se në pyllin e fshatit Tërnovë e Vogël në Bulqizë, është plagosur me armë gjahu (çifte), shtetasi V.K., 36 vjeç, i cili si pasojë e plagëve të marra, ka humbur jetën gjatë transportimit me helikopter për në spital.

Nga veprimet e para hetimore, ka rezultuar se autori i dyshuar i ngjarjes është shtetasi F.K., 34 vjeç (i afërm me shtetasin V.K.), i cili është shoqëruar në Komisariatin e Policisë për veprime të mëtejshme.

Grupi hetimor nën drejtimin e Prokurorisë vijon veprimet në vendngjarje për sqarimin dhe dokumentimin e plotë ligjor të kësaj ngjarjeje.

vrasje ne bulqize

Sondazh

Poll