Aktualitet

FOTO/ Çahet diga e hidrocentralit në Bunec të Lukovës, policia: Ka rrezik për përmbytje, deri tani vetëm dëme materiale!

Uji që vërshoi nga dëmtimi i digës ka hyrë 2 biznese bar restorante në Bunec, ndërsa dëme kanë pësuar edhe 10 biznese të tjera.

16 Janar 2025, 13:59 Nga r.ll
FOTO/ Çahet diga e hidrocentralit në Bunec të Lukovës,
pamje nga diga

SARANDË- Diga që furnizon me ujë hidrocentralin e Sasaj në Burnec të Lukovës është çarë ditën e sotme duke shkaktuar dëme të shumta materiale.  Bëhet me dije se aktualisht rruga nacionale, Lukovë- Bunec kalohet vetëm nga automjete të rënda.

Uji që vërshoi nga dëmtimi i digës ka hyrë 2 biznese bar restorante në Bunec, ndërsa dëme kanë pësuar edhe 10 biznese të tjera.

Sipas policisë, ekziston rreziku i përmbytjes, ndërsa po punohet për të siguruar evakuimin e çdo personi që rrezikohet. Po ashtu iu bëhet thirrje qytetarëve që të shmangin lëvizjet në zonën e rrezikuar dhe të raportojnë menjëherë për çdo rast emergjence.

NJOFTIMI I POLICISË: 

Sot, rreth orës 12:38, në Bunec, Lukovë, dyshohet se është çarë diga e hidrocentralit, duke krijuar rrezik për përmbytje. Në vendngjarje ndodhen shërbimet e Policisë dhe emergjencave civile, të cilat po punojnë për të siguruar evakuimin e çdo personi që mund të jetë në rrezik. Deri tani janë shkaktuar vetëm dëme materiale, ndërsa situata po monitorohet nga afër për të shmangur pasoja të tjera. Policia fton qytetarët që të shmangin lëvizjet në zonën e rrezikuar dhe të raportojnë menjëherë për çdo rast emergjence.

hiudrocentrali ne bunec

Sondazh

Poll