Politike

FOTOLAJM/ Nënshkrimi i marrëveshjes për kabllot nënujore energjetike me Italinë dhe Emiratet Arabe, Rama ndan pamjet nga Abu Dhabi

Kreu i qeverisë tha gjithashtu se nënshkrimi i marrëveshjes për krijimin e Agjencisë së Përbashkët të Letrave me Vlerë, do të ngrejë në një nivel tjetër edhe gjurmimin fiskal të mallrave të importit.

16 Janar 2025, 09:25 Nga r.ll
FOTOLAJM/ Nënshkrimi i marrëveshjes për kabllot nënujore
fotot e postuara nga rama

TIRANË- Kryeministri Edi Rama ka ndarë rrjetet e tij sociale pamje nga firmosja e marrëveshjes për kabllot nënujore energjetike me Italinë dhe Emiratet e Bashkuara Arabe në Abu Dhabi. Rama shprehet se nënshkrimi i marrëveshjes për lidhjen nënujore energjetike ka një rëndësi strategjike. 

Kreu i qeverisë tha gjithashtu se nënshkrimi i marrëveshjes për krijimin e Agjencisë së Përbashkët të Letrave me Vlerë, do të ngrejë në një nivel tjetër edhe gjurmimin fiskal të mallrave të importit.

POSTIMI I PLOTË:

MIRËMËNGJES dhe me FotoALBUMIN e ditës së djeshme në Abu Dhabi, ku u nënshkrua një marrëveshje strategjike tripalëshe për lidhjen nënujore energjetike me Italinë, si edhe marrëveshja për krijimin e Agjencisë së Përbashkët të Letrave me Vlerë, e cila ndër të tjera do të ngrejë në një nivel tjetër edhe gjurmimin fiskal të mallrave të importit, ju uroj një ditë të mbarë.

FOTOLAJM/ Nënshkrimi i marrëveshjes për kabllot nënujore
postimi i rames

Një ditë më parë në Abu Dhabi është nënshkruar marrëveshja trilaterale për lidhjen e kabllove nënujore energjetike mes Shqipërisë, Italisë dhe Emirateve të Bashkuara Arabe. Në ceremoninë e nënshkrimit ishin të pranishëm Kryeministri Edi Rama, Kryeministrja e Italisë Giorgia Meloni, Presidenti i Emirateve të Bashkuara Arabe Sheikh Mohamed bin Zayed, si dhe përfaqësues të qeverive.

Rama u shpreh se lidhja e kabllove do të ketë një pronësi të trefishtë e do të mbështetet në investime domethënëse të përbashkëta në rritjen e kapaciteteve prodhuese të Shqipërisë. Kryeministri tha se kjo shkon në funksion të pavarësisë nga importi i energjisë dhe që së shpejti të bëhemi një vend eksportues në BE. Në fjalën e tij në samitin global “Abu Dhabi Sustainability Week", kreu i qeverisë tha se kjo marrëveshje është një instrument i rëndësishëm jo vetëm për transmetimin e energjisë së përtërishme nga Shqipëria në Itali por edhe për të rritur kapacitetin e Shqipërisë si lojtar kyç në rajon.

edi rama abu dhabi

Sondazh

Poll