16 Janar 2025, 10:45
Nga r.ll
eduard duro
TIRANË- Në Gjykatën e Posaçme është mbajtur seanca paraprake për kryebashkiakun e Devollit, Eduart Duro, i cili akuzohet nga SPAK për “shpërdorim detyre" dhe 4 të pandehurit e tjerë. Avokatët e të pandehurve kanë kërkuar pushimin e çështjes, me argumentin se fakti penal nuk ekziston. Ndërkohë seanca u shty për në 24 janar, ku avokati i Eduart Duros do paraqesë disa dokumenta, e më pas Gjykata e Posaçme do shpallë vendimin për kalimin e dosjes për gjyq.
Në muajin dhjetor, Prokuroria e Posaçme mbylli hetimet dhe dërgoi për gjykim Duron, nën akuzën "Shpërdorim detyre" dhe po ashtu edhe Astrit Seferkollin, Gazmend Haxhijan, Gazmend Malin dhe Vojsava Bregun, ndaj të cilëve rëndon e njëjta akuzë.
SPAK kishte gjetur shkelje ligjore nga njësia Administrative Qendër Bilisht, me dhënien e një lejeje në vitin 2015 dhe një autorizimi në vitin 2020 shoqërisë Genci Petrol”, sh.p.k., për stacionin e shitjes së karburantit në Devoll. Prej vitit 2015 dhe në vijim, nga dhënia e lejes dhe autorizimit në kundërshtim me ligjin janë realizuar përfitime të padrejta nga kjo shoqëri.
Në kohën kur mbante detyrën e Administratorit të komanduar të Njësisë Qendër Bilisht, Vojsava Bregu mundësoi shoqërisë tregtare “Genci Petrol” sh.p.k, në 27 gusht të 2015 “për tregtimin me pakicë të karburanteve+GLN”, leje e cila sipas SPAK, ishte në kundërshtim me ligjin.
Nga ana tjetër Eduard Duro, në cilësinë e Kryetarit të Bashkisë Devoll, në bashkëpunim me zyrtarët e Sektorit të të Ardhurave dhe Liçencimit në Bashkinë Devoll, Gazmend Haxhija dhe Gazmend Malo dhe Sekretarin e Përgjithshëm të Bashkisë Devoll, Astrit Seferkolli pajisën shoqërinë tregtare me autorizimin për tregtimin e karburanteve. Autorizimi nga Duro është dhënë në kundërshtim me ligjin nr. 8450, dt 24.02.1999 dhe VKM nr. 970 dt. 2.12.2015 dhe në këtë kohë “Genci Petrol” sh.p.k. nuk ka qenë i pajisur me dokumentacionin ligjor të kërkuar
eduard duro spak gjkko
Politike
16 Janar 2025, 10:23
r.ll
edi rama
TIRANË- Kryeministri Edi Rama ka vijuar dhe ditën e sotme me rubrikën “Sy m’sy”, ku i ë...
Politike
16 Janar 2025, 10:16
M.B
Kuvendi
TIRANA- Këshilli i Ministrave ka dërguar për miratim në Kuvendin e Shqipërisë projektligjin për disa shtesa dhe ...
Politike
16 Janar 2025, 09:25
r.ll
fotot e postuara nga rama
TIRANË- Kryeministri Edi Rama ka ndarë rrjetet e tij sociale pamje nga firmosja e marrëveshjes për kabllot n&...
Politike
16 Janar 2025, 09:20
r.ll
eduard duro
TIRANË- Kryebashkiaku i Devollit, Eduard Duro është paraqitur paraditen e sotme në Prokurorinë e Posaçme. Sot ...
Politike
16 Janar 2025, 08:21
r.ll
foto ilustruese
TIRANË- Bledar Maliqi, njohës i politikave të emigracionit dhe Jola Bejkollari, anëtare e kryesisë në em...
Politike
16 Janar 2025, 08:09
r.ll
TIRANË- Ish-komandanti i Forcave të Armatosura, Artur Meçollari ka reaguar pasi qeveria i ka dhënë statusin e investitorit str...
Politike
15 Janar 2025, 22:18
M.B
Edi Rama dhe Giorgia Meloni
ABU DHABI- Kryeministri Edi Rama është komentuar për veprimin e tij të bërë në Abu Dhab...
Politike
15 Janar 2025, 21:53
M.B
Grafiku
TIRANA- Barometri – Euronews Albania ka realizuar një sondazh në periudhën 10-18 dhjetor 2024 me qytetarët q&e...
Politike
15 Janar 2025, 21:18
B.Z
Foto ilustruese
TIRANË - Sipas KQZ, deri në ora 11.00 të datës 15 Janar 2025 kanë paraqitur kërkesën për t’u ...
Politike
15 Janar 2025, 21:02
M.B
Grafiku
TIRANA- Sipas KQZ, deri në ora 11.00 të datës 15 janar 2025 kanë paraqitur kërkesën për t’u regjistru...