16 Janar 2025, 09:20
Nga r.ll
eduard duro
TIRANË- Kryebashkiaku i Devollit, Eduard Duro është paraqitur paraditen e sotme në Prokurorinë e Posaçme. Sot në GJKKO do të mbahet seanca paraprake për kryebashkiakun i cili akuzohet për shpërdorim të detyrës, pasi sipas SPAK ka licencuar në shkelje të ligjit një karburant në Bilisht që nuk kishte leje dhe për të IKMT kishte marrë vendim se do shembej.
Në muajin dhjetor, Prokuroria e Posaçme ka dërguar për gjykim Duron, nën akuzën "Shpërdorim detyre" dhe po ashtu edhe Astrit Seferkollin, Gazmend Haxhijan, Gazmend Malin dhe Vojsava Bregun, ndaj të cilëve rëndon e njëjta akuzë.
SPAK kishte gjetur shkelje ligjore nga njësia Administrative Qendër Bilisht, me dhënien e një lejeje në vitin 2015 dhe një autorizimi në vitin 2020 shoqërisë Genci Petrol”, sh.p.k., për stacionin e shitjes së karburantit në Devoll. Prej vitit 2015 dhe në vijim, nga dhënia e lejes dhe autorizimit në kundërshtim me ligjin janë realizuar përfitime të padrejta nga kjo shoqëri.
Në kohën kur mbante detyrën e Administratorit të komanduar të Njësisë Qendër Bilisht, Vojsava Bregu mundësoi shoqërisë tregtare “Genci Petrol” sh.p.k, në 27 gusht të 2015 “për tregtimin me pakicë të karburanteve+GLN”, leje e cila sipas SPAK, ishte në kundërshtim me ligjin.
Nga ana tjetër Eduard Duro, në cilësinë e Kryetarit të Bashkisë Devoll, në bashkëpunim me zyrtarët e Sektorit të të Ardhurave dhe Liçencimit në Bashkinë Devoll, Gazmend Haxhija dhe Gazmend Malo dhe Sekretarin e Përgjithshëm të Bashkisë Devoll, Astrit Seferkolli pajisën shoqërinë tregtare me autorizimin për tregtimin e karburanteve. Autorizimi nga Duro është dhënë në kundërshtim me ligjin nr. 8450, dt 24.02.1999 dhe VKM nr. 970 dt. 2.12.2015 dhe në këtë kohë “Genci Petrol” sh.p.k. nuk ka qenë i pajisur me dokumentacionin ligjor të kërkuar
eduard duro spak
Politike
16 Janar 2025, 08:21
r.ll
foto ilustruese
TIRANË- Bledar Maliqi, njohës i politikave të emigracionit dhe Jola Bejkollari, anëtare e kryesisë në em...
Politike
16 Janar 2025, 08:09
r.ll
TIRANË- Ish-komandanti i Forcave të Armatosura, Artur Meçollari ka reaguar pasi qeveria i ka dhënë statusin e investitorit str...
Politike
15 Janar 2025, 22:18
M.B
Edi Rama dhe Giorgia Meloni
ABU DHABI- Kryeministri Edi Rama është komentuar për veprimin e tij të bërë në Abu Dhab...
Politike
15 Janar 2025, 21:53
M.B
Grafiku
TIRANA- Barometri – Euronews Albania ka realizuar një sondazh në periudhën 10-18 dhjetor 2024 me qytetarët q&e...
Politike
15 Janar 2025, 21:18
B.Z
Foto ilustruese
TIRANË - Sipas KQZ, deri në ora 11.00 të datës 15 Janar 2025 kanë paraqitur kërkesën për t’u ...
Politike
15 Janar 2025, 21:02
M.B
Grafiku
TIRANA- Sipas KQZ, deri në ora 11.00 të datës 15 janar 2025 kanë paraqitur kërkesën për t’u regjistru...
Politike
15 Janar 2025, 20:36
B.Z
Flamur Noka
TIRANË - Sekretari i Përgjithshëm i Partisë Demokratike, Flamur Noka, ka komentuar situatën brenda partisë në...
Politike
15 Janar 2025, 20:40
Sali Berisha
TIRANË- -Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka marrë pjesë këtë pasdite në promovimin e Librit ...
Politike
15 Janar 2025, 20:39
M.B
Grafiku
TIRANA- Sipas KQZ, deri në ora 11.00 të datës 15 janar 2025 kanë paraqitur kërkesën për t’u regjistru...
Politike
15 Janar 2025, 20:21
B.Z
Sali Berisha
TIRANË -Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka marrë pjesë këtë pasdite në promovimin e Librit "Kampe...