Politike

Qeveria miratoi investimin strategjik të Kushner, Meçollari: Presidenti e nxorri Ishullin e Sazanit nga Plani i Veprimit dhe Përhapjes

Qeveria i ka dhënë statusin e investitorit strategjik kompanisë amerikane “Atlantic Incubation Partners LLC” që do të ndërtojë resortin luksoz në ishullin e Savanit

16 Janar 2025, 08:09 Nga r.ll

Qeveria miratoi investimin strategjik të Kushner, Meçollari:

TIRANË- Ish-komandanti i Forcave të Armatosura, Artur Meçollari ka reaguar pasi qeveria i ka dhënë statusin e investitorit strategjik kompanisë amerikane “Atlantic Incubation Partners LLC” që do të ndërtojë resortin luksoz në ishullin e Savanit. Ky resort është projekt i Jared Kushner, dhëndri i presientit të zgjedhur amerikan, Donald Trump.

Përmes një postimi në Facebook, Meçollari shkruan se presidenti Bajram Begaj ka firmosur daljen jashtë Planit të Vendosjes dhe Përhapjes së Forcave të Armatosura, Ishullin e Sazanit. Ai ngre dhe pyetjen: "Nëse është në përputhje me ligjin dhe interesin kombëtar përse kur gazetarët i kërkojnë informacion Barjami fshihet mbas "sekretit shtetëror"?"

POSTIMI I PLOTË: 

Barjami e ka nxjerrë Ishullin e Sazanit nga Plani i Veprimit dhe Përhapjes.

Qeveria miraton investimin strategjik të dhëndrit të Donald Tramp.

Nëse është në përputhje me ligjin dhe interesin kombëtar përse kur gazetarët i kërkojnë informacion Barjami fshihet mbas "sekretit shtetëror"?

Vendimi i AIDA shprehet "Referuar dekretit të Presidentit të Republikës së Shqipërisë Nr. 398, datë 02.12.2024, “Për miratimin e disa shtesave dhe ndryshimeve në planin e vendosjes dhe përhapjes së Forcave të Armatosura të Republikës së Shqipërisë, miratuar me dekretin Nr. 8593, datë 17.06.2024, të Presidentit të Republikës së Shqipërisë”, rezulton që struktura “Rajon stërvitje dhe qitje detare Sazan, Vlorë”, del jashtë Planit të Vendosjes dhe Përhapjes së Forcave të Armatosura. Èshtë dekret i klasifikuar.

 

Qeveria miratoi investimin strategjik të Kushner, Meçollari:
postimi i mecollarit

 

ishulli i sazanit jared kushner

Sondazh

Poll