Politike

“Mos më turpëro! Duhet ta ndalosh këtë!" Ditëlindja e homologes italiane dhe gjestet e kryeministrit shqiptar/ Mediat italiane: Rama vuri në siklet Melonin

Dhurata e Ramës për Melonin ishte një shall i madh mëndafshi me stampa gri dhe të zeza që paraqesin imazhe nga kultura popullore shqiptare. Aksesori është bërë nga një prodhues italian i zhvendosur në Shqipëri.

15 Janar 2025, 22:18 Nga M.B
“Mos më turpëro! Duhet ta ndalosh këtë!"
Edi Rama dhe Giorgia Meloni

ABU DHABI- Kryeministri Edi Rama është komentuar për veprimin e tij të bërë në Abu Dhabi në kuadër të ditëlindjes së kryeministres italiane Giorgia Meloni teksa u gjunjëzua sërish para saj duke i dhënë një dhuratë. Meloni e vlerësoi gjestin, por sipas mediave italiane e ftoi me shaka Ramën që të mos e tepronte me entuziazmin duke u shprehur: “Duhet ta ndalosh këtë histori”, por Rama vijoi duke thënë: “Madhëria e saj…”.

Komenti në mediat italiane vijon teksa shkruhet se Rama në dorë kishte një pako me dhuratën e tij për ditëlindjen e 48-të të kryeministres italiane që e pranoi urimet e ditëlindjes me buzëqeshje dhe falënderime duke shtuar: “Çfarë personazhi që je!”.

Dhurata e Ramës për Melonin ishte një shall i madh mëndafshi me stampa gri dhe të zeza që paraqesin imazhe nga kultura popullore shqiptare. Aksesori është bërë nga një prodhues italian i zhvendosur në Shqipëri. Rama mori shallin dhe e përdori për të mbuluar flokët e saj sikur të ishte hixhab. Meloni qeshi, më pas Rama u kërkoi gazetarëve të këndojnë një këngë të gëzuar për ditëlindjen.

“A je këtu për t’i kënduar asaj ditëlindjen, apo jo?” e pyeti Rama gazetarin, por Meloni e ndaloi menjëherë duke buzëqeshur: “Mos më turpëro”

Meloni ia kaloi shallin elegant sekretares së saj private Patrizia Scurti ndërsa Rama bëri shaka me gazetarët për “intimitetin e tij në çift” me Giorgia Melonin dhe për interesin e “rivalëve” të tij, miliarderit Elon Musk dhe presidentit indian Narendra Modi.

“Rivalët e mi? Musk? Modi? Ata vijnë e ikin… Unë mbetem”, u tha me shaka Rama. 

 

edi rama giorgia meloni

Sondazh

Poll