Politike

“Kush s’kërcen është shqiptar”, protestuesit në Serbi këndojnë në kor (VD)

4 Janar 2020, 22:01 Nga DOSJA
“Kush s’kërcen është shqiptar”, protestuesit

TIRANË- Kreu i Vetëvendosjes në Shqipëri, Boiken Abazi ka komentuar protestat që po zhvillohen në Beograd para Ambasadës së Malit të Zi. Në një reagim në Facebook, Abazi ka shpërndarë dhe një video, ku një turmë dëgjohet teska këndon “Kush s’kërcen është shqiptar”.

Siç shihet dhe nga video protestuesit mbajnë në duar dhe flamur serb dhe këndojnë të gjithë njëzëri dhe Abazi shkruan me ironi se janë në frymëm e mini-shengenit.

“Në frymën e mini-shengenit, ju ftoj të ndiqni këtë video nga protestat në Beograd para Ambasadës së Malit të Zi. Në një moment ekstazi kolektiv, duke u hedhur përpjetë, protestuesit thërrasin njëzëri në mënyrë të përsëritur: “Kush s’kërcen është shqiptar“:”, shkruan Abazi.

Protestat në Serbi kanë nisur pas sulmit që u bë në selinë e ambasadës së Malit të Zi në Beograd. Dy ditë më parë një grup huliganësh dogjën flamurin malazes me fishekzjarrë.

(A.B. Dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

politike politike boiken abazi protesta ne serbi boiken abazi protesta ne serbi

Sondazh

Poll