Sport

VIDEO / Bayern Munich shkatërron 5-0 Hoffenheimin!

Me këtë fitore, Bayern Munich shkon në kuotën e 42 pikëve në vendin e parë, katër më shumë se Bayer Leverkusen.

15 Janar 2025, 23:29 Nga DOSJA
VIDEO / Bayern Munich shkatërron 5-0 Hoffenheimin!

GJERMANI - Bayern Munich ka shënuar fitore bindëse 5-0 ndaj Hoffenheimit në shtëpi, në kuadër të javës së 17-të në Bundesligën e Gjermanisë. Festivali i golave për vendasit nisi qysh në minutën e shtatë, kur shënoi Leroy Sane.

Guerrreiro dyfishoi epërsinë në minutën e 12-të pas asistit nga Harry Kane. Sulmuesi anglez realizoi nga penalltia në minutën e 26-të për 3-0. Sane shënoi golin e dytë personal dhe të katërtin për bavarezët në minutën e 48-të të takimit. Për 5-0 dhe epilogun përfundimtar u përkujdes Serge Gnabry që shënoi në minutën e 66-të.

Me këtë fitore, Bayern Munich shkon në kuotën e 42 pikëve në vendin e parë, katër më shumë se Bayer Leverkusen. Në anën tjetër, Hoffenheim bie në vendin e 15-të me 14 pikë të grumbulluara.

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll