Sport

VIDEO / Interi ngec në një barazim 2-2 me Bolognan!

Me këtë barazim, Interi ka 44 pikë në vendin e dytë, tri më pak se Napoli që kryeson, por që ka një ndeshje më pak të luajtur.

15 Janar 2025, 23:26 Nga DOSJA
VIDEO / Interi ngec në një barazim 2-2 me Bolognan!

ITALI - Interi nuk ka arritur më shumë se një barazim 2-2 me Bolognan në kuadër të javës së 19-të në Serie A. Në një ndeshje ku të dyja ekipet e patën epërsinë në duart e tyre, mysafirët shënuan të parët në minutën e 15-të nëpërmjet Castros. Por, gëzimi i Bolognas nuk zgjati shumë, pasi Dumfries barazoi shifrat vetëm katër minuta më vonë.

Lautaro Martinez përmbysi rezultatin dhe kaloi zikaltrit në epërsi në minutën e parë shtesë në pjesën e parë. Por, Bologna gjeti forcë dhe barazoi ndeshjen në minutën e 64-të nëpërmjet Holm.

Me këtë barazim, Interi ka 44 pikë në vendin e dytë, tri më pak se Napoli që kryeson, por që ka një ndeshje më pak të luajtur. Në anën tjetër, Bologna renditet e teta me 30 pikë të grumbulluara.

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll