Aktualitet

Kapet gomonia me kokainë në Spanjë, bien në pranga shtatë shqiptarë (Detajet)

7 shqiptarët janë kapur me një sasie të konsiderueshme kokaine, ende e pa peshuar si dhe një gomone me tre motorrë me fuqi prej 450 HP.

15 Janar 2025, 19:09 Nga B.Z
Kapet gomonia me kokainë në Spanjë, bien në pranga
Foto ilustruese

TIRANË - Shtatë shqiptarë janë arrestuar, këtë të mërkurë në kuadër të një operacioni të zhvilluar nga Garda Civile Spanjolle në zonën Rego do Alcalde, në San Miguel de Deiro. Mësohet se 7 shqiptarët janë kapur me një sasie të konsiderueshme kokaine, ende e pa peshuar si dhe një gomone me tre motorrë me fuqi prej 450 HP.

Mediat e huaja shkruajnë se shqiptarët janë parë në Pontevedra prej disa kohësh dhe janë të lidhur me një anije peshkimi të kapur në vitin 2023, me sasi gjigante prej 7500 kilogramësh kokainë. Sipas burimeve zyrtare, është konfiskuar një sasi e konsiderueshme kokaine e shpërndarë në pako, si dhe materiale që lidhen me trafikun e drogës.

7 të akuzuarit janë shoqëruar nga autoritetet ku do të merren në pyetje dhe pritet që detaje të reja të dalin në vijim.

shqiptare arrestim operacion

Sondazh

Poll