Aktualitet

Detaje nga vrasja e Xhemal Metës, autori dhe viktima e kishin lënë të takoheshin në lokal

 Xhemal Meta dhe autori Isuf Hasa e kishin lënë që të dielën që të pinin kafe bashkë, në një kafe që e kishin 30 minuta larg nga fshati në këmbë.

15 Janar 2025, 18:56 Nga E. D
Detaje nga vrasja e Xhemal Metës, autori dhe viktima e kishin
Isuf Hasa

ZALL BASTAR- Detaje të reja janë zbardhur në lidhje me vrasjen e 81-vjeçarit në Zall Bastar. Mësohet se viktima Xhemal Meta dhe autori Isuf Hasa e kishin lënë që të dielën që të pinin kafe bashkë, në një kafe që e kishin 30 minuta larg nga fshati në këmbë.

Por në momentin që janë takuar, autori e ka goditur të moshuarin me mjete te forta në oborrin e banesës së tij, duke e lënë të vdekur. Më pas është larguar duke i marrë portofolin dhe ka shkuar në barin ku e kishte lënë të shkonte me viktimën.

Gjithashtu bëhet me dije se Xhemal Meta kishte parashikuar që pas kafes të lëvizte drejt Tiranës. 81-vjeçari kishte komunikuar me shoferin e furgonit që do ta sillte në Tiranë. Shoferi e ka telefonuar disa herë 81 vjeçarin dhe pasi ai nuk ka hapur telefonin, ai ka lajmëruar familjarët.

Më pas familjarët e tij kanë lajmëruar një të afërmin e tyre që ishte në fshat dhe e kishin komshi dhe kur ka shkuar pranë banesës në oborr ka gjetur 81 vjeçarin të vdekur, më pas ka lajmëruar familjarët dhe ato më pas policinë.

isuf hasa xhemal meta

Sondazh

Poll