Aktualitet

VIDEO/ Vrau me çekiç Xhemal Metën dhe i vodhi paratë, dalin PAMJET nga arrestimi i Isuf Hasës

Në pamje duket çekiçi me të cilit dyshohet se autori (Isuf Hasa) ka goditur të moshuarin pas koke, duke e lënë të vdekur në vend. Gjithashtu në pamje duken edhe lekët të cilat autori dyshohet ti ketë vjedhur viktimës, rreth 2 mln lekë të vjetra.

15 Janar 2025, 17:57 Nga B.Z

 

VIDEO/ Vrau me çekiç Xhemal Metën dhe i vodhi paratë,
Pamje nga vendngjarja

 

TIRANË - Policia ka publikuar të tjera pamje nga ngjarja e rëndë që ndodhi në fshatin Zaoll-Bastar, ku 64-vjeçari Isuf Hasa, vrau me çekiç 81-vjeçarin, Xhemal Meta dhe i vodhi paratë. Në pamje duket autori i cili shoqërohet nga forcat e policisë, ndërsa është gjetur dhe sekuestruar edhe çekiçi me të cilit dyshohet se autori (Isuf Hasa) ka goditur të moshuarin pas koke, duke e lënë të vdekur në vend.

Gjithashtu janë gjetur të fshehura në një çorape 2 milionë lekë të vjetra të cilat dyshohet se autori ja ka vjedhur viktimës. Ngjarja ka ndodhur dy ditë më parë, ku 81-vjeçari është gjetur i pajetë në oborrin e banesës së tij. Sakaq fëmijët e të ndjerit, që jetojnë në Tiranë kanë deklaruar se viktima nuk kishte konflikte të njohura dhe nuk ishin në dijeni për ndonjë problem të kohëve të fundit.

 
 

 

xhemal meta vrasje

Sondazh

Poll