Aktualitet

U godit me çekiç në kokë/ Zbardhet dinamika e vrasjes së 81-vjeçarit, arrestohet autori, pasi e goditi me çekiç i vodhi paratë që kishte në xhep (EMRI)

Policia ka bërë të ditur se autor i dyshuar i vrasjes së Xhemal Metës është shtetasi i identifikuar si Isuf Hasa, 64-vjeç.

15 Janar 2025, 17:15 Nga E. D
U godit me çekiç në kokë/ Zbardhet dinamika e vrasjes
foto ilustruese

SHËNGJIN- Autori i dyshuar i vrasjes së 81-vjeçarit Xhemal Meta është arrestuar. Policia ka bërë të ditur se autor i dyshuar i vrasjes së Xhemal Metës është shtetasi i identifikuar si Isuf Hasa, 64-vjeç.

Policia e Tiranës në një deklaratë për mediat tha se autori Isuf Hasa, e qëlloi viktimën me çekiç në pjesën e pasme të kokës duke i shkaktuar vdekjen. Gjithashtu Hasa pasi e ka  qëlluar i ka marrë paratë që kishte në xhep.

81-vjeçari është gjetur i pajetë dy ditë më parë në oborrin e banesës së tij në Zall-Bastar. Fëmijët e të ndjerit, që jetojnë në Tiranë kanë deklaruar se viktima nuk kishte konflikte të njohura dhe nuk ishin në dijeni për ndonjë problem të kohëve të fundit.

isuf hasa xhemal meta

Sondazh

Poll