Aktualitet

EMRAT/ Shkatërrohet kartelin italo-shqiptar i narkotrafikut pas zbërthimit të “Sky ECC”, 15 të arrestuar

Sasia e trafikuar përfshin 23 kilogramë kokainë, 6 kilogramë heroinë, 80 kilogramë hashash dhe 240 kilogramë marijuanë, me një vlerë totale prej rreth 8 milionë euro. Mediat italiane kanë zbuluar edhe emrat e personave të arrestuar.

15 Janar 2025, 18:20 Nga M.B
EMRAT/ Shkatërrohet kartelin italo-shqiptar i narkotrafikut pas
Foto ilustruese

ITALIA- Autoritet italiane, konkretisht, drejtoria e Antimafias së Bolonjës ka goditur një kartel ndërkombëtar të narkotrafikut, mes tyre edhe shqiptarë. Sipas mediave italiane, në Emilia Romagna u njoftua sot arrestimi i 15 personave të përfshirë në një rrjet italo-shqiptar dedikuar trafikut ndërkombëtar të drogës nga Shqipëria, Kosova, Ekuadori, Kolumbia dhe Holanda. Prej tyre 12 janë me masë 'arrest në burg' dhe 3 në 'arrest shtëpie'. Midis të arrestuarve, 5 banojnë në provincën e Reggio Emilia.

Sasia e trafikuar përfshin 23 kilogramë kokainë, 6 kilogramë heroinë, 80 kilogramë hashash dhe 240 kilogramë marijuanë, me një vlerë totale prej rreth 8 milionë euro. Mediat italiane kanë zbuluar edhe emrat e personave të arrestuar. Ata janë Xhemali Desari, Avni Dushku, Fabjol Dushku, Rigers Kusi, Sokol Lumi, Bashkim Sula, Salvatore Gaetano, Antonio Modafferi, Daniel Palladino dhe Cesare Castellani. Ndërsa në arrest shtëpie janë lënë Julian Nikolla, Armand Pepa dhe Tureldi Tafa.

Daniele Gatta rezulton të jetë dhëndri i Fabrizio Piscitelli, i njohur si “Diabolik”, ultras i Lazios dhe bosi i trafikut romak të drogës i vrarë në një pritë më 7 gusht 2019. Sipas asaj që doli nga bisedat e koduara të zbuluara nga hetuesit, bashkëshorti i vajzës së Piscitellit, i cili mburret për një lidhje të fortë me një nga liderët më të shquar në Romë, do të kishte dashur të investonte pesë milionë euro me një grup italianësh dhe shqiptarësh për të importuar drogë nga jashtë vendit.

italia

Sondazh

Poll