Politike

"Ende nuk dihet si hyri materiali me kokainë në laborator!" Bardhi: SPAK e pranon që këtu ka autorë të pazbuluar

Ai shprehu shqetësimin për vonesën dhe mangësitë në hetimin e këtij rasti, duke nënvizuar nevojën për një hetim të thelluar dhe transparent për të sqaruar rolin e institucioneve të drejtësisë në këtë ngjarje.

14 Janar 2025, 21:42 Nga M.B
"Ende nuk dihet si hyri materiali me kokainë në laborator!"
Gazment Bardhi

TIRANA- Kreu i Grupit Parlamentar të PD, Gazment Bardhi, ka diskutuar sot pezullimin e çështjes “Xibraka” nga SPAK. I ftuar në emisionin “Open” në News24, Bardhi tha se në informacionin që kishte dorëzuar në SPAK, kishte kërkuar hetimin e rolit të policisë dhe prokurorisë në menaxhimin e çështjes. 

Bardhi theksoi se pas 10 vitesh, prokuroria ende nuk ka arritur të zbulojë se si ka hyrë sasia e materialeve që përmbante kokainë në Xibrakë, një çështje që mbetet e pazgjidhur. Ai shprehu shqetësimin për vonesën dhe mangësitë në hetimin e këtij rasti, duke nënvizuar nevojën për një hetim të thelluar dhe transparent për të sqaruar rolin e institucioneve të drejtësisë në këtë ngjarje.

"Sot që flasim edhe SPAK e pranon që këtu ka autorë të pazbuluar, pas 10 vitesh prokuroria nuk ka zbuluar se si është futur lënda narkotike për t’u përpunuar në laborator. Patjetër që janë dyshime sepse unë nuk jam as prokuror, as gjykatës. Sepse nuk jap unë as certifikatë virgjërie, as certifikatë dënimi. Prokuroria nëse nuk ka diçka për të fshehur e çon në gjykatë për të certifikuar hetimin që ka kryer. Por e çoi në polici dosjen për ta mbajtur në arkiv, sepse dosja ishte në polici dhe nuk bëri asgjë", tha Bardhi.

 

gazment bardhi

Sondazh

Poll