Aktualitet

Moti i keq në vend/ Defekt në linjën e tensionit të lartë Prrenjas-Mokër, prej dy ditësh mijëra familje pa energji elektrike

Grupet e OST të Qarkut Korçë dhe Elbasan po punojnë për identifikimin dhe riparimin e defektit që nga dita e djeshme, por ende nuk është arritur në zgjidhjen e këtij problemi.

14 Janar 2025, 09:24 Nga N.F
Moti i keq në vend/ Defekt në linjën e tensionit të
Foto ilustruese

PRRENJAS- Moti i keq në vend ka sjellë probleme me furnizimin me energjinë elektrike të qindra famiiljeve. Mësohet se në zonën e Prrenjasit dhe Mokrës së Pogradecit janë pa energji mijëra familje. Shkak mësohet se është një defekt i rëndë në linjën e Tensionit të lartë Prrenjas -Pogradec.

Grupet e OST të Qarkut Korçë dhe Elbasan po punojnë për identifikimin dhe riparimin e defektit që nga dita e djeshme, por ende nuk është arritur në zgjidhjen e këtij problemi. Për shkak të kohës së keqe po punohet në kushte tejet të vështira në një terren malor ku trashësia e dëborës shkon 1 m -1,2 m.

moti i keq ne vend pogradec linja e tensionit te larte

Sondazh

Poll