Aktualitet

"Kamera kapi vetëm një moment!" Vrasja e biznesmenit në Tiranë/ Gazetarja: Gruaja nuk arriti ta identifikonte autorin, mbante kokore

Ajo shtoi se grupi i hetimit ka vetëm një moment kamere sigurie ku duket motori duke u larguar nga vendi i ngjarjes.

13 Janar 2025, 22:20 Nga M.B
"Kamera kapi vetëm një moment!" Vrasja e biznesmenit në
Foto nga vendi i ngjarjes

TIRANA- Gazetarja Anila Hoxha ka dhënë detaje të reja për vrasjen e biznesmenit Bujar Nasufi një natë më parë në Pallatin me Shigjeta në Tiranë. Hoxha tha për "Top Story" se gruaja ishte dëshmitarja e fundit, e cila nuk arriti ta dallonte autorin, i cili mbante kokore. Ajo shtoi se grupi i hetimit ka vetëm një moment kamere sigurie ku duket motori duke u larguar nga vendi i ngjarjes.

“Gruaja ka një fëmijë të mitur dhe nuk njiheshin për probleme të cilat ishin të hapura, kishin dhënë me qira një ambient për palestër dy personave nga Laçi, janë marrë në pyetje nëse kishte një konflikt të mundshëm dhe është konfirmuar se nuk kishte asnjë konflikt, në momentin që ka zbritur për të parkuar ka parë një person i cili ka qëlluar nga pjesa e pasme e automjetit dhe nuk ka mundur të identifikojë personin pasi kishte një kokore.

Pavarësisht kësaj grupi i hetimit ka vetëm një moment kamere sigurie ku duket motori duke u larguar nga vendi i ngjarjes. Për grupin e hetimit që pavarësisht mjegullës është ngjarje e mirëmenduar, jo vetëm se ka ndjekur gjurmët por është një rrugë jo shumë me kamera sigurie, autori ka pasur informacionin e plotë që t’i shmanget çdo kamere sigurie. Nuk ka asnjë konflikt është një biznesmen”, tha Hoxha.

vrasja në tiranë

Sondazh

Poll