Aktualitet

Moti i keq në vend/ Prej dy ditësh i bllokuar, hapet qarkullimi në bypassin e Murrizit

Qarku i Dibrës u përfshi nga moti i keq ndërsa trashësia e dëborës në qytetin e Peshkopisë dhe Bulqizës kaloi 35 centimetra, ndërsa në zonat e thella arriti në 70 centimetra.

14 Janar 2025, 08:22 Nga N.F
Moti i keq në vend/ Prej dy ditësh i bllokuar, hapet qarkullimi
Rruga e hapur

BULQIZË- Vendi ynë prej disa ditësh është përfshirë nga moti i keq. Erërat e forta dhe reshjet e dëborës në shuma zona të vendit solli që të bllokohen disa akse rrugore. Ndërkohë sot raportohet se pas situatës problematike nga bora është hapur për qarkullim bypassi i Murrizit.

Qarku i Dibrës u përfshi nga moti i keq ndërsa trashësia e dëborës në qytetin e Peshkopisë dhe Bulqizës kaloi 35 centimetra, ndërsa në zonat e thella arriti në 70 centimetra. Pushteti vendor po punon për hapjen e rrugëve. Rruga nacionale Peshkopi-Bulqizë në disa segmente duhet të përdoren zinxhirët. Firma nënkontraktore po punon për pastrimin e rrugëve dhe hedhjen e kripës.

diber bypassi i murrizit

Sondazh

Poll