Aktualitet

Ekzekutimi i Kristian Markut/ 30-vjeçari mori tre plumba në trup, policia shoqëron 4 persona në Rrëshen

Viktima ishte me precedent penal për “Vrasje me dashje në bashkëpunim mbetur në tentativë” dhe “Mbajtja pa leje e armëve të zjarrit dhe municionit luftarak”.

14 Janar 2025, 09:02 Nga r.ll
Ekzekutimi i Kristian Markut/ 30-vjeçari mori tre plumba në trup,
foto ilustruese

RRËSHEN- Policia ka shoqëruar 4 persona në Rrëshen lidhur me atentatin e djeshëm, ku viktimë mbeti 30-vjeçari, Kristian Marku. Ky i fundit është gjetur i pajetë në autostradën Fier-Vlorë, pasi makina e tij, u qëllua me armë zjarri nga persona që ende janë të paidentifikuar. Policia në vendin e ngjarjes ka gjetur nëntë gëzhoja dhe 1 tjetër disa metra më poshtë, ndërsa sipas raportimeve tre nga plumbat e kanë kapur Markun në trup. 

Viktima ishte me precedent penal për “Vrasje me dashje ne bashkëpunim mbetur ne tentative” dhe “Mbajtja pa leje e armëve të zjarrit dhe municionit luftarak”. Makina e dyshuar e autorëve, të cilët dyshohet se ishin 3 është gjetur duke u djegur nga flakët pas atentatit të ndodhur. 

30-vjeçari, Kristian (Marku) Bardhi është nipi i Martin Bardhit, i njohur edhe si Marjan Marku. Në vitin 2023, Marjan dhe Kristjan Marku u përfshinë në një atentat me armë zjarri në qytetin e Rrëshenit ndaj Sajmir Reçit, nipit të Kastriot Reçit. Pista kryesore e hetimeve është hakmarrja për shkak të konflikteve të dy familjeve në Rrëshen.

vrasja e kristian markut atentati ne vlore

Sondazh

Poll