Aktualitet

Vijojnë temperaturat e ulëta, ja si pritet të jetë moti ditën e sotme

Vranësirat kryesisht në jug nga orët e mesditës e pasdite pritet të shoqërohen hera – herës me reshje të dobëta shiu/bore  kryesisht në male, më pas ndërprerje të reshjeve në të gjithë territorin.

14 Janar 2025, 07:18 Nga r.ll
Vijojnë temperaturat e ulëta, ja si pritet të jetë moti
foto ilustruese

TIRANË- Shërbimi Meteorologjik Ushtarak bëri të ditur se ditën e martë vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosferike relativisht të paqëndrueshme me masa ajrore të ftohta.

Moti parashikohet me vranësira mesatare deri të dendura kryesisht në relieveve malore në verilindje e juglindje të territorit, ndërsa përgjatë Ultësirës Perëndimore moti parashikohet me vranësira mesatare e kthjellime.

Vranësirat kryesisht në jug nga orët e mesditës e pasdite pritet të shoqërohen hera – herës me reshje të dobëta shiu/bore  kryesisht në male, më pas ndërprerje të reshjeve në të gjithë territorin.

Prezencë e ngricave të forta përgjatë akseve rrugore, si dhe e mjegullës në zonat luginore në orët e mëngjesit e të mbrëmjes.

Era parashikohet të jetë me drejtim verilindje me shpejtësi mesatare 10m/sek, ndërsa përgjatë vijës bregdetare e lugina era fiton shpejtësi 14m/sek valëzimi në dete 2-3 ballë

moti 14 janar 2025

Sondazh

Poll