Aktualitet

Shkrumbohet nga zjarri lokali në Tiranë, flakët rrezikuan dhe pallatin ngjitur, banorët dalin jashtë banesave

Në vendngjarje është paraqitur dhe policia, ndërsa një nga banorët e pallatit ngjitur me lokalin e djegur shprehet se shërbimi zjarrfikës është vonuar 40 minuta.

14 Janar 2025, 08:38 Nga r.ll
Shkrumbohet nga zjarri lokali në Tiranë, flakët rrezikuan dhe
foto e zjarrit

TIRANË- Një lokal është përfshirë nga flakët në orët e vona të mbrëmjes së djeshme në rrugën “Faik Konica” pranë stadiumit “Arena Kombëtare".

Zjarri kishte marrë përmasa të mëdha, ndërsa banorët e pallatit ngjitur kishin dalë nga banesat për shkak të flakëve. Ndërkohë për fikjen e tij raportohet se janë dashur 4 makina zjarrfikëse.

Në vendngjarje është paraqitur dhe policia, ndërsa një nga banorët e pallatit ngjitur me lokalin e djegur shprehet se shërbimi zjarrfikës është vonuar 40 minuta.

zjarr ne tirane

Sondazh

Poll