Aktualitet

Vrasja në autostradën Fier-Vlorë/ Makina e viktimës largohet nga vendi i ngjarjes (FOTO)

Makina e 30-vjeçarit, i cili u qëllua nga persona që ende janë të paidentifikuar, duket e dëmtuar në pjesën e përparme të saj. 

13 Janar 2025, 21:53 Nga M.B
Vrasja në autostradën Fier-Vlorë/ Makina e viktimës largohet
Makina e viktimës

VLORA- Fotoja e mësipërme tregon momentin kur makina e viktimës, 30-vjeçarit Kristian Marku, largohet nga vendi i ngjarjes. Makina e 30-vjeçarit, i cili u qëllua nga persona që ende janë të paidentifikuar, duket e dëmtuar në pjesën e përparme të saj. 

 Mësohet se viktima Kristian Marku, ishte me precedent penal për “Vrasje me dashje ne bashkëpunim mbetur ne tentative” dhe “Mbajja pa leje e armeve te zjarrit dhe municionit luftarak”. Makina e dyshuar e autorëve është gjetur duke u djegur nga flakët pas atentatit të ndodhur mbrëmjen e sotme. Gjithashtu policia në vendin e ngjarjes ka gjetur nëntë gëzhoja dhe 1 tjetër disa metra më poshtë.

30-vjeçari i vrarë sot Kristian (Marku) Bardhi është nipi i Martin Bardhit, i njohur edhe si Marjan Marku. Në vitin 2023, Marjan dhe Kristjan Marku u përfshinë në një atentat me armë zjarri në qytetin e Rrëshenit ndaj Sajmir Reçit, nipit të Kastriot Reçit.

vrasje me amre zjarri

Sondazh

Poll