Politike

Berisha: Erionit ja anuluan masën e sigurisë, u tërhoqën se do merrte Ramën me vete

Berisha tha se tha se partia qeverisëse është në një luftë të brendshme mes tyre, pas asaj që ai e quajti "dosja anonime".

13 Janar 2025, 14:57 Nga r.ll
Berisha: Erionit ja anuluan masën e sigurisë, u tërhoqën se
foto nga mbledhja e kryesise

TIRANË- Kryetari i PD-së Sali Berisha ka mbajtur fjalën e tij në mbledhjen e Kryesisë për zgjedhjen e 11 janarit. Berisha tha se tha se partia qeverisëse është në një luftë të brendshme mes tyre, pas asaj që ai e quajti "dosja anonime". Ai u shpreh më tej se ja anuluan masën e sigurisë kryebashkiakut Erion Veliaj sepse kishte thënë se do merrte dhe kryeministrin Edi Rama me vete.

"Në një rrafsh më të përgjithshëm kur e sheh partinë qeverisëse, ajo të duket në agoni. Jo që nuk ka shans për fitore, por e vërteta është se, zgjedhjet dhe fushata po bëhen për të faktori më demaskues se kurrë ndonjëherë i një force politike.
Një luftë e brendshme e tmerrshme mes tyre. Një luftë me dosje anonime. Pas dosjes Nesti Angoni, shpërtheu dosja Zaho Koka. Pra klanet, sulmojnë me dosje anonime njëri-tjetrin në PS duke, të jem i sinqertë, nuk dua ta citoj, por Velica provohet profetike, kur tha që Erioni për 3 orë e merr me vete Edi Ramën. Dhe në fakt Erionit ja anuluan masën e sigurisë, u tërhoqën.", tha Berisha. 

sali berisha mbledhja e kryesise

Sondazh

Poll