Politike

Çështja "Xibraka", Bardhi: Prokurori gënjen! Nuk ka marrë vendimin e pushimit të çështjes nga gjykata për Olsi Ramën

Bardhi shkruan se certifikimin nëse janë kryer apo jo të gjitha veprimet e mundshme hetimore, ka apo jo prova, përfundon apo pushon hetimi e merr vetëm gjykata dhe jo prokuroria.

13 Janar 2025, 13:33 Nga N.F
Çështja "Xibraka", Bardhi: Prokurori gënjen! Nuk ka
Bardhi

TIRANË- Kreu i Grupit Parlamentar të Partisë Demokratike, Gazment Bardhi ka reaguar në lidhje me çështjen "Xibraka". Përmes një postimi në "Facebook", Bardhi shkruan se e vërteta është se prokurori i çështjes as nuk ka hetur gjë dhe as ka përfunduar asgjë.

Bardhi shkruan se certifikimin nëse janë kryer apo jo të gjitha veprimet e mundshme hetimore, ka apo jo prova, përfundon apo pushon hetimi e merr vetëm gjykata dhe jo prokuroria. Ai ngre pyetjen se pse nuk e dërgoi çështjen në gjykatë për çertifikimin prokurori Shehu dhe se çfarë po fsheh ai. Bardhi më tej shkruan se si mund të bëjë njoftime me përmbajtje politike, pa bërë transparencë se çfarë ka hetuar, çfarë veprimesh ka kryer, çfarë ka zbuluar dhe çfarë e pengon identifikimin e autorëve të tjerë.

Ai theksoi se transparenca i shërben ruajtjes së besimit të qytetatëve tek institucionet dhe në këtë rast është jetike sepse bëhet fjalë për një prokuror që është çertifikuar si manipulator i krimeve të pushtetit.

Reagimi i plotë i Bardhit:

I njëjti prokuror që jo vetëm mashtroi publikisht, jo vetëm fshehu 4 persona të përfshirë në ngjarje që mbeten sot e kësaj dite të pa zbuluar, por sipas Gjykatës së Apelit, bëri të bardhën të zezë në ngjarjen e Elbasanit, u përpoq më kot të bëjë të zezën të bardhë në çështjen Xibraka!


Sipas prokurorit ai ka përfunduar hetimet për Ols Ramën dhe s'ka çfarë veprimesh hetimore të bëjë më shumë, pra ka “pushuar hetimin” për të sa kohë ka dalë me “konkluzion”. E vërteta është që as ka hetur gjë dhe as ka përfunduar asgjë. Pyetja është: A ka marrë vendimin e pushimit të çështjes nga gjykata për Ols Ramën sa kohë ka dalë në konkluzion lidhur me të?! Nëse gjykata nuk është shprehur, çfarë hetimi ka përfunduar dhe si mund të arrihet në konkluzion?!


Çertifikimin nësë janë kryer apo jo të gjitha veprimet e mundshme hetimore, ka apo jo prova, përfundon apo pushon hetimi, e merr vetëm gjykata, jo prokuroria! Pse nuk e dërgoi çështjen në gjykatë për çertifikimin prokurori Shehu, çfarë po fsheh? Si mund të bëjë njoftime me përmbajtje politike, pa bërë transparencë, çfarë ka hetuar, çfarë veprimesh ka kryer, çfarë ka zbuluar, çfarë e pengon identifikimin e autorëve të tjerë? Transparenca i shërben ruajtjes së besimit të qytetatëve tek institucionet dhe në këtë rast është jetike sepse bëhet fjalë për një prokuror që është çertifikuar si manipulator i krimeve të pushtetit!

Kreu i Grupit të PD-së, Gazment Bardhi në deklaratat e tij për çështjen, tha se automjeti me targa AA653DM, është përdorur disa herë, bashkë dhe veçmas nga Olsi Rama, vëllai i kryeministrit dhe anëtarët kryesorë të grupit kriminal të Xibrakës, Genci Xhixha, Ermal Hoxha dhe Gentjan Gjonaj.

Gjithashtu, Bardhi është shprehur se referuar të dhënave të TIMS, Rama e ka kaluar kufirin me të njëjtin automjet, 40minuta pas arrestimeve nga policia në Divjakë, dhe dyshohet se ka qenë ai që ka nxjerrë jashtë Shqipërisë, kryetrafikantin e drogës, Genci Xhixhën. Bardhi ka thënë se denoncimi dhe faktet e paraqitura nga ai nuk janë aspak politike por janë pjesë e dosjeve hetimore.

Ai ka thënë në deklaratat e tij se referuar dosjes, përveç të arrestuarve, në hetime flitet edhe për një tjetër person të paidentifikuar, por që i përshkruhet mosha, pamja dhe targat e automjetit që përdor. Sipas tij të gjitha përkojnë me të dhënat e Olsi Ramës. Gjithashtu ai e akuzon edhe se ka sjellë në Shqipëri asokohe dy kolumbianët Cesar Adolfo Avila Gutierrez dhe Walther Moren Morena, të cilët me njohuritë e tyre kimike bënë të mundur fillimin e procesit të përpunimit të kokainës.

Çështja "Xibraka", Bardhi: Prokurori gënjen! Nuk ka

bardhi olsi rama

Sondazh

Poll