Politike

Enkelejd Alibeaj reagon pas deklaratës së Berishës: S’të del inati që votova pro heqjes së imunitetit tënd

Alibeaj i bëri thirrje kreut të selisë blu që të merret me hallet e tij dhe të familjes që ka me Drejtësinë dhe ta lërë sulmin për hallet e të tjerëve.

13 Janar 2025, 13:47 Nga I.A
Enkelejd Alibeaj reagon pas deklaratës së Berishës:
Enkelejd Alibeaj

TIRANË-Deputeti Enkelejd Alibeaj ka reaguar pas deklaratës së kreut të PD-së Sali Berisha i cili deklaroi se anëtarja e Gjykatës Kushtetuese Marsida Xhaferllari duhet të deklarojë bashkëjetesën. Alibeaj ka deklaruar se Berishës nuk i del inati për faktin që në Komisionin parlamentar të Mandateve votoi për heqjen e imunitetit ndaj tij. Alibeaj i bëri thirrje kreut të selisë blu që të merret me hallet e tij dhe të familjes që ka me Drejtësinë dhe ta lërë sulmin për hallet e të tjerëve.

Postimi i Plotë:

Sali Berishës nuk i del inati për faktin që në Komisionin parlamentar të Mandateve votova për heqjen e imunitetit ndaj tij. Për inatin nuk e ndihmoj dot, madje as për hakmarrjen primitive që ai përdor rëndom me të gjithë ata që i dalin kundër. Hakmarrje që nuk kursen as familjen e atyre që mendojnë ndryshe nga ai. Kjo nuk është e re në sjelljen politike të Sali Berishës. Vetëm se hallet e tij dhe të familjes së tij me drejtësinë nuk mund të jenë hallet e çdo shqiptari. E si të tilla, nuk mund të jenë as hallet e mia dhe të familjes time. Kështu që e ftoj të mbledhë veten e të merret me hallet e veta.

Thënë ndryshe, çdo shpifje nga goja e tij është po aq pa vlerë sa të gjithë ato që ka thënë këto 30 e kusur vjet për çdo kundërshtar politik. Do të votoja në çdo rast sërish për heqjen e imunitetit të tij dhe të gjithë atyre që kanë probleme me drejtësinë. Këtë e kam qendrim parimor të palëkundur, pa patur ndonjë inat me të apo ndokënd tjetër. Hallet që kanë familjarisht me SPAK nuk ja zgjidh dot. Komunizmin vërtet e kemi larguar më shumë se 3 dekada më parë, por mentalitetin komunist e kemi ende prezent në politikë. E për fat të keq, duke mbajtur peng demokratët dhe të djathtën në Shqipëri.

PD ka depozituar një kallëzim në SPAK për rastin, ku akuzon gjyqtaren se nuk ka deklaruar bashkëjetesën dhe ka shkelur ligjin.

enkelejd alibeaj

Sondazh

Poll