Politike

Zgjedhjet e 11 majit, Berisha: Emigracioni dhe diaspora janë masivisht për rotacionin

Berisha u shpreh se ky vota e diasporës është i një rëndësie shumë të madhe në historinë elektorale.

13 Janar 2025, 14:45 Nga r.ll
Zgjedhjet e 11 majit, Berisha: Emigracioni dhe diaspora janë masivisht
sali berisha

TIRANË- Kryesia e PD-së është mbledhur sot në selinë blu, ndërsa para nisjes së takimit ka mbajtur fjalën e tij kryedemokrati, Sali Berisha. Ai tha se mbledhja e sotme është thirrur për emergjencën e krijuar nga problematika e votës së 1.5 milionë shqiptarëve jashtë vendit.

Berisha u shpreh se ky vota e diasporës është i një rëndësie shumë të madhe në historinë elektorale. Ai tha se gjatë këtyre dy muajve, emigracioni dhe diaspora janë masivisht për rotacionin dhe sipas tij janë për Partinë Demokratike.

Lideri demokrat ka komentuar dhe takimet e ministrit Taulant Balla me diasporën, ku tha se shqiptarët i largohen sepse "është bërë sinonim, apo simbol i kriminelit elektoral dhe jo vetëm elektoral".

PJESË NGA FJALA E BERISHËS:

Kjo mbledhje është thirrur për emergjencën e krijuar nga problematika e votës së 1.5 milionë shqiptarëve jashtë vendit. Ky është një eveniment i jashtëzakonshëm, i një rëndësie shumë të madhe në historinë elektorale, por historia elektorale është historia e demokracisë, thelbi i demokracisë.

Ky proces siç edhe pritej nuk mund të mos ishte pa problematika. 1 milion e gjysëm shqiptarë të shpërndarë në të gjithë planetin, imagjinoni se çfarë konstituence e madhe është. Qeveria nuk pranoi të votohej me telefon, siç votojnë shumë vende, por kërkoi të votohej në e-Albania, që është portali më i manipuluar në Europë dhe botë. Një portal ku fusin duart e zeza, një mori mafiozësh vendi dhe të huaj dhe e bëjnë atë shportë që nuk jep asnjë siguri. Dhe ne e përjashtuam këtë mundësi.

Tani si praktika e parë, natyrisht se ne kishim që në fillim modulin më të mirë të trajtimit të saj. Jo, por një gjë del shumë e qartë. Gjatë këtyre dy muajve, emigracioni dhe diaspora janë masivisht për rotacionin, janë për PD, janë kundër narkoshtetit.
Para se të vija këtu po shihja takimin e fundit të Taulant Ballës, ku nga mijëra karrige, a sa ishin aty në sallë nuk i numërova, vetëm rreshtat e parë dhe ata një pjesë të marrë nga Vlora, nga ai Dredha që është kryebashkiaku më problematik që ka pasur në historinë e tij, qyteti i Vlorës.

Ermal Dredha e Taulant Balla. Taulant Balla i largohen shqiptarët sa e dëgjojnë sepse është bërë sinonim, apo simbol i kriminelit elektoral dhe jo vetëm elektoral. I lidhjeve më obskure me drogën, larjen e pare, me vrasjet dhe aktet e tjera.

sali berisha

Sondazh

Poll