Aktualitet

Në intubim edhe tre ditë pas operacionit, gjendja e Kryepeshkopit Anastas Janullatos vijon të jetë e njëjtë

Ai më datë 10 janar iu nënshtrua një operacioni urgjent në sistemin gastrointestinal ndërsa 48 orët pas ndërhyrjes kirurgjikale ishin kritike.

13 Janar 2025, 11:52 Nga N.F

Në intubim edhe tre ditë pas operacionit, gjendja e Kryepeshkopit

ATHINË- Kryepeshkopi Anastas Janullatos që nga 3 janari ndodhet i shtruar në një spital në Athinë për shkak të gjendje shëndetësore. Janullatos është nën monitorim intensiv nga mjekët dhe gjendja e tij shëndetësore vijon të mbetete e njëjtë. Ai më datë 10 janar iu nënshtrua një operacioni urgjent në sistemin gastrointestinal ndërsa 48 orët pas ndërhyrjes kirurgjikale ishin kritike.

Janullatos u transportua me avion nga Shqipëria mesditën e së premtes, 3 janar dhe u shtrua në spitalin “Evangelismos” në gjendje kritike për jetën. Shëndeti i Kryepeshkopit është përkeqësuar mbrëmjen e së shtunës, 4 janar ndërsa ekipi mjekësor i spitalit, i drejtuar nga profesoresha e Pulmologjisë dhe Kujdesit Intensiv, Anastasia Kotanidou, vijon monitorimin e tij.

Para shtrimit në spital në "Evangelismos", 95-vjeçari, i cili ka një histori të komplikuar mjekësore, kishte shfaqur simptoma të virusit. Ai u shtrua fillimisht në një spital në Tiranë. Megjithatë, mjekët raportuan se pas përkeqësimit të shëndetit të tij, u vendos transferimi i tij në Greqi për të marrë kujdesin e specializuar mjekësor. 

 

anastas janullatos

Sondazh

Poll