Aktualitet

Dëbora dhe ngricat "paralizojnë" Bulqizën/ Pezullohet mësimi në shkolla, disa fshatra vijojnë të bllokuar

Aktualisht rrugët nacionale Bulqizë-Tiranë, Bulqizë-Peshkopi, Qafë e Buallit-Krastë kalohet me zinxhir.

13 Janar 2025, 09:23 Nga r.ll
Dëbora dhe ngricat "paralizojnë" Bulqizën/ Pezullohet
bulqiza

BULQIZË- Dëbora dhe ngricat kanë sjellë probleme në të gjithë rrethin e Bulqizës. Aktualisht rrugët nacionale Bulqizë-Tiranë, Bulqizë-Peshkopi, Qafë e Buallit-Krastë kalohet me zinxhir.

Ndërkohë shumë fshatra të njësive administrative Ostren, Trebisht, Zerqan, Martanesh, Fushë Bulqizë, Shupenz janë të bllokuar, ku dëbora i ka kaluar 50 centimetër.

Si pasojë e temperaturave të ulëta dhe bllokimit të rrugëve është pezulluar mësimi në të gjithë rrethin e Bulqizës, ndërsa edhe shumë biznese janë mbyllur.

Lista e shkollave që kanë pezulluar mësimin:

Shkolla “Rifat Manjani”, Bulqizë
Shkolla “Shefqet Tançi”, Bulqizë
Shkolla “Xhevdet Doda”, Bulqizë
Shkolla “Asllan Keta”, Bulqizë
Shkolla Demokracia, Bulqizë
Shkolla “Ismail Jangulli”, Bulqizë
Shkolla “Jashar Kola”, Bulqizë
Shkolla “Ibrahim Daçi”, Bulqizë
Shkolla “Man Jella”, Bulqizë
Shkolla Gjorice e Siperme, Bulqizë
Shkolla “Faslli Cami”, Bulqizë
Shkolla “Elez Koçi”, Bulqizë
Shkolla “Shaban Elmaz Ostreni”, Bulqizë
Shkolla “10 Deshmoret”, Bulqizë
Shkolla “Jani Fullani”, Bulqizë

Bypassi i Murrizit vijon të jetë i bllokuar dhe janë 3 mjete borëpastruese që po punojnë për hapjen dhe kriposjen, që qarkullimi të bëhet i mundur në orët e mesditës. Aksi Peshkopi-Tiranë është i kalueshëm nga Klosi drejt Burrelit dhe Milotit.

moti i keq ne bulqize

Sondazh

Poll