Aktualitet

"Një vatër e re e gripit të shpendëve në Gjirokastër," Resuli: Ministria e Bujqësisë po krijon hapësira për pasiguri dhe panik! Kujdesi për shëndetin publik duhet të jetë prioritet absolut

Resuli shprehet se duhen njoftime zyrtare të menjëhershme për rastet e reja dhe hapat që po ndërmerren. Më tej ai shton se duhen fushata informuese për fermerët mbi masat e sigurisë biologjike dhe kontrollin e përhapjes.

13 Janar 2025, 10:12 Nga N.F
"Një vatër e re e gripit të shpendëve në
Ervin Resuli

TIRANË- Kreu i Shoqatës për Mbrojtjen e Konsumatorit dhe Prodhuesit, Ervin Resuli përmes një postimi në "Facebook" ka reaguar në lidhje me rastet e gripit të shpendëve. Në reagimin e tij Resuli shkruan se fshehja e informacionit lidhur me rastet e gripit të shpendëve H5N1 vazhdon të jetë një shqetësim serioz për publikun dhe sektorin e bujqësisë. 

Resuli shton se ministria e Bujqësisë në vend që të informojë qytetarët dhe fermerët në kohë reale për situatën dhe masat e marra, po krijon hapësira për pasiguri dhe panik. Ai më tej shkruan se është konfirmuar një vatër e re e gripit të shpendëve H5N1 në Gjirokastër, por mungesa e transparencës dhe veprimit të shpejtë nga autoritetet po dëmton besimin e publikut. Sipas tij informimi i saktë dhe masat parandaluese janë kyçe për të mbrojtur shëndetin publik dhe sektorin bujqësor.

Ai gjithashtu ka listuar me pika sesi duhet vepruar në lidhje me këtë situatë. Resuli shprehet se duhen njoftime zyrtare të menjëhershme për rastet e reja dhe hapat që po ndërmerren. Më tej ai shton se duhen fushata informuese për fermerët mbi masat e sigurisë biologjike dhe kontrollin e përhapjes.

Resuli thekson se duhet mbështetje logjistike dhe financiare për zonat e prekura për të kufizuar dëmet si dhe raportim i rregullt nga Ministria e Bujqësisë për situatën. Ai shton se kujdesi për shëndetin publik dhe mirëqenien e fermerëve duhet të jetë prioritet absolut.

Postimi i plotë:

Fshehja e informacionit lidhur me rastet e gripit të shpendëve H5N1 vazhdon të jetë një shqetësim serioz për publikun dhe sektorin e bujqësisë. Ministria e Bujqësisë, në vend që të informojë qytetarët dhe fermerët në kohë reale për situatën dhe masat e marra, po krijon hapësira për pasiguri dhe panik.


Sipas burimeve të fundit, është konfirmuar një vatër e re e gripit të shpendëve H5N1 në Gjirokastër, por mungesa e transparencës dhe veprimit të shpejtë nga autoritetet po dëmton besimin e publikut. Informimi i saktë dhe masat parandaluese janë kyçe për të mbrojtur shëndetin publik dhe sektorin bujqësor.


Kjo situatë kërkon:


1. Njoftime zyrtare të menjëhershme për rastet e reja dhe hapat që po ndërmerren.
2. Fushata informuese për fermerët mbi masat e sigurisë biologjike dhe kontrollin e përhapjes.
3. Mbështetje logjistike dhe financiare për zonat e prekura për të kufizuar dëmet.
4. Raportim të rregullt nga Ministria e Bujqësisë për situatën epidemiologjike.


Të gjitha këto janë të nevojshme për të shmangur përhapjen e mëtejshme të virusit dhe për të mbrojtur shëndetin e kafshëve dhe njerëzve. Kujdesi për shëndetin publik dhe mirëqenien e fermerëve duhet të jetë prioritet absolut.

ervin resuli gripi i shpendeve

Sondazh

Poll