Aktualitet

Rruga e bllokuar nga dëbora, fëmija i sëmurë në Ostren transportohet me mjet ushtarak në Bulqizë

13 Janar 2025, 09:54 Nga r.ll
Rruga e bllokuar nga dëbora, fëmija i sëmurë në Ostren
pamje nga operacioni

BULQIZË- Situata nga moti i keq paraqitet problematike në Bulqizë, ku disa rrugë dhe fshatra janë të bllokuar ende nga dëbora. Si pasojë është dashur ndërhyrja e Forcave të Armatosura për të transportuar një fëmijë të sëmura nga fshati Ostren në spitalin e Bulqizës.

Sipas ministrisë së Mbrotjes, fëmija u transportua fillimisht me mjetin ushtarak të Batalionit të Tretë, ku më pas u krye kalimi në ambulancë për të vijuar drejt spitalit.

NJOFTIMI I PLOTË:

Efektivët e Batalionit të Tretë të Këmbësorisë të Regjimentit të Këmbësorisë së Veriut të Forcës Tokësore kanë përfunduar me sukses operacionin për transportimin e një fëmije të sëmurë nga fshati Ostren i Bulqizës drejt spitalit të Bulqizës.

Fëmija u transportua fillimisht me mjetin ushtarak të Batalionit të Tretë, ku më pas u krye kalimi në ambulancë për të vijuar drejt spitalit.

Ky operacion është një shembull i përkushtimit dhe humanizmit të Forcave të Armatosura, të cilat qëndrojnë gjithmonë pranë qytetarëve në çdo situatë emergjente.

Rruga e bllokuar nga dëbora, fëmija i sëmurë në Ostren

moti i keq ne bulqize

Sondazh

Poll