Aktualitet

Vrasja në Tiranë/ Autori ishte kamufluar si shpërndarës picash, biznesmeni dyshohet se kishte probleme për pronat me anëtarët e fisit

Familja Nasufi me origjinë nga Berati, jetojnë prej shumë vitesh në zonën e Selitës së vogël. Pesë vëllezërit e kësaj familjeje, janë pronarë të disa bizneseve në rrugën “Irfan Tomini”.

13 Janar 2025, 10:02 Nga r.ll
Vrasja në Tiranë/ Autori ishte kamufluar si shpërndarës
bujar nasufi

TIRANË- Detaje të reja vijojnë të zbardhen lidhur me vrasjen e biznesmenti Bujar Nasufi te "Pallati me Shigjeta" në Tiranë. Raportohet se autori i cili e qëlloi Nasufin nga një distancë e afërt, ishte i kamufluar si shpërndarës picash. Pasi e ka qëlluar me 6 plumba, dy prej të cilëve e kapën në gjoks dhe rezultuan fatal për 56-vjeçari, vrasësi është larguar me motor drej Selitës. 

Pista kryesore e hetimeve është ajo e konflikteve për pronat me familjarët. Sipas informacioneve, familja Nasufi me origjinë nga Berati, jetojnë prej shumë vitesh në zonën e Selitës së vogël. Pesë vëllezërit e kësaj familjeje, janë pronarë të disa bizneseve në rrugën “Irfan Tomini”. Familjarët kanë deklaruar se pronat janë ndarë që herët dhe s’ka pasur probleme mes vëllezërve.

Fqinjët e viktimës kanë deklaruar gjithashtu se biznesmeni ka qenë person i qetë, nuk kishte konflikte dhe bënte një jetë normale.

vrasje ne tirane bujar nasufi

Sondazh

Poll