Aktualitet

Përmbyset kamionçina në Fushë Milot, shkaktohen vetëm dëme materiale (FOTO)

Drejtuesi i automjetit fatmirësisht nuk ka marrë dëmtime ndërsa janë shkaktuar vetëm dëme materiale.

13 Janar 2025, 10:29 Nga N.F
Përmbyset kamionçina në Fushë Milot, shkaktohen vetëm
Kamionçina

MILOT- Një kamionçinë është përmbysur në rrugë në orët e para të mëngjesit të kësaj të hene pranë urës së Matit në Fushë Milot. Mësohet se kamionçina po udhëtonte në drejtim të Shkodrës kur është përmbysur.

Drejtuesi i automjetit fatmirësisht nuk ka marrë dëmtime ndërsa janë shkaktuar vetëm dëme materiale. Punonjësit e mirëmbatjes në Milot dhe policia kanë bërë të mundur largimin nga rruga të mjetit.

permbyset kamioncina ne fushe milot

Sondazh

Poll