Aktualitet

FOTO/ U ekzekutua pak para se të hynte në banesë, ja kush është biznesmeni Bujar Nasufi 

56-vjeçari u ekzekutua në sy të bashkëshortes së tij, pasi kjo e fundit ishte brenda mjetit në momentin e ngjarjes.

13 Janar 2025, 09:10 Nga r.ll

FOTO/ U ekzekutua pak para se të hynte në banesë, ja kush

TIRANË- Biznesmeni Bujar Nasufi u ekzekutua mbrëmjen e djeshme me armë zjarri në kryeqytet. Ndërkohë sot është publikuar edhe fotoja e 56-vjeçarit, i cili ishte pronar i një mobilerie. 

FOTO/ U ekzekutua pak para se të hynte në banesë, ja kush

Nga këqyrja e pamjeve të kamerave të sigurisë në zonë, policia ka zbuluar se autori i maskuar me kapuç e ka pritur viktimën në afërsi të banesës, përpara se të vinte. Sipas raportimeve kanë qenë dy automjete, një e viktimës dhe tjetra e vëllait të tij që janë afruar në banesë, pasi të dyja familjet jetojnë në një godinë. Fillimisht në rrugicë ka hyrë mjeti i të vëllait, ndërsa pas tij mjeti i viktimës. Në momentin që biznesmeni ka dashur të parkojë në rrugë, autori është afruar dhe e ka vrarë, më pas është larguar me motor.

Bëhet me dije se 56-vjeçari, u ekzekutua në sy të bashkëshortes së tij, pasi kjo e fundit ishte brenda mjetit në momentin e ngjarjes. Autori dyshohet të ketë qenë i vetëm dhe ka qëlluar me pistoletë në xhamin ballor dhe anësor të makinës së viktimës, ku dy plumba e kanë kapur në gjoks. Aktualisht pista kryesore e hetimeve është konflikti në rrethin familjar. Sipas fqinjëve viktima ka qenë person i qetë dhe nuk kishte konfliktej dhe bënte një jetë normale.

bujar nasufi vrasja ne tirane

Sondazh

Poll