Aktualitet

Reshjet e dendura të dëborës në Elbasan, probleme me qarkullimin në disa njësi administrative

Të gjitha akset rrugore të tre njësive aktualisht janë të bllokuara pasi ka dhe prezencë të akullit.

13 Janar 2025, 08:58 Nga N.F
Reshjet e dendura të dëborës në Elbasan, probleme me
Elbasan

ELBASAN- Reshjet e dëborës janë sjellë probleme në tre njësite administrative të Elbasanit, Labinot Mal, Funar dhe Graçen. Mësohet se në këto tre njësi trashësia e dëborës ka arritut nga 10 deri 20 cm. Në disa segmente të aksit rrugor Griqan trashësia e dëborës arrin deri në 1 metër. Të gjitha akset rrugore të tre njësive aktualisht janë të bllokuara pasi ka dhe prezencë të akullit.

Mbrëmjen e së dielës me mjetet e Bashkisë Elbasan, ekipet e Shërbimeve Publike u bë e mundur hapja e rrugës nga Griqani i Sipërm deri në fshatin Gur i Zi ku ishin bllokuar rreth 7 mjete me 20 persona. Sot vazhdon puna për hapjen e akseve kryesore të tre njësive dhe hedhjen e kripës.

reshjet e bores ne elbasan

Sondazh

Poll