Aktualitet

Po udhëtonin pa zinxhirë, bllokohen nga bora 13 persona në rrugën e vjetër Korçë-Ersekë, policia i ndihmon

Policia e Shtetit apelon për drejtuesit e mjeteve se nëse udhëtojnë drejt qytetit të Ersekës, të përdorin zinxhirë dhe goma dimërore.

13 Janar 2025, 08:30 Nga N.F
Po udhëtonin pa zinxhirë, bllokohen nga bora 13 persona në
Ersekë

KORÇË- 13 persona mbetën të bllokuar në aksin rrugor Korçë-Esekë si pasojë e reshjeve të dendura të dëborës. është dashur ndërhyrja e policisë për të ndihmuar qytetarët. Ata kishin mbetur të bllokuar në rrugën e vjetër “Korçë-Ersekë”, pasi automjetet me të cilat qarkullonin nuk mund të vijonin lëvizjen për shkak të reshjeve  të dendura të dëborës dhe se nuk ishin të pa pajisur me zinxhirë.

Policia ka ndërhyrë duke shkuar në fshatin Qafëzezë me automjete të Policisë të kalueshmërisë së lartë dhe ju dhanë ndihmë 11 personave që udhëtonin me dy automjete, si dhe dy të tjerë që automjeti i tyre kishte  mbetur tek 3 Urat e Leskovikut.

Policia e Shtetit apelon për drejtuesit e mjeteve se nëse udhëtojnë drejt qytetit të Ersekës, të përdorin zinxhirë dhe goma dimërore. Policia shton se drejtuesit të moderojnë shpejtësinë dhe të ndjekin udhëzimet e Policisë Rrugore. Borëpastrueset po vijojnë punën për pastrimin e rrugës. Shërbimet e Policisë janë të angazhuara maksimalisht në shërbim të qytetarëve dhe i fton ata që për çdo problematikë që mund të hasin, të telefonojnë në numrin pa pagesë 112.

bllokohen 13 persona nga bora ne korce

Sondazh

Poll