Sport

Barcelona përfiton edhe nëntë milionë euro pas fitimit të Superkupës!...

Përveç kënaqësisë që mposhti rivalin e tij klasik në finale dhe u kurorëzua fitues i Superkupës, klubi katalanas fitoi një çmim të shijshëm nga Arabia Saudite.

13 Janar 2025, 07:30 Nga DOSJA

Barcelona përfiton edhe nëntë milionë euro pas fitimit

ARABIA SAUDITE - Fitorja e Barcelonës në Superkupën do të thotë që përveç trofeut, klubi i drejtuar nga Joan Laporta do të fusë në xhep rreth nëntë milionë euro, pasi përveç gjashtë që ishin caktuar për pjesëmarrje dhe një për daljen në finale, shot këtu edhe një bonus prej dy milionësh për fitoren e Superkupës.

Real Madridi në këtë edicion futi në xhep më shumë se shtatë milionë euro, duke pasur një shumë të ngjashme duke arritur në ndeshjen finale.

Paratë që marrin të dy klubet vijnë nga 40 milionët që Arabia Saudite i jep Federatës Mbretërore të Futbollit Spanjoll (RFEF) për organizimin e turneut çdo vit, këtë herë në qytetin e Jeddah, nga pesë edicionet e mbajtura në vendin saudit, i pari në 2020.

Edhe pse shpërndarja e të ardhurave nuk është publike, rreth gjysma e shumës totale shkon për katër pjesëmarrësit dhe pjesa tjetër për Federatën.

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll