Sport

Ja arsyeja pse Aitana nuk e ka takuar Jude Bellingham: "Ai kishte shumë frikë"...

Këngëtarja dhe futbollisti i Real Madridit mund të kishin pasur një lidhje

12 Janar 2025, 12:30 Nga DOSJA

Ja arsyeja pse Aitana nuk e ka takuar Jude Bellingham: "Ai kishte

SPANJE - Disa javë më parë, 'Socialité' zbuloi thashethemet se Jude Bellingham dhe Aitana Ocaña mund të fillonin një lidhje romantike.

Fakti që ata të dy ndjekin njëri-tjetrin në Instagram dhe vërshimi i ‘likeve’ nga anglezi tek fotot e këngëtares, ndezi të gjitha alarmet.

Sidoqoftë, asgjë nuk mund të ishte më larg nga e vërteta, pasi gjithçka do të kishte mbetur një thashethem i thjeshtë në shtypin tabloid.

Megjithatë, Marisa Blázquez, bashkëpunëtorja e 'Fiesta', ka treguar këtë të shtunë në program se gjërat nuk kanë ecur përpara për shkak të lojtarit madrilen.

Sipas saj, Aitana i propozoi disa here lojtarit takimin për t'u njohur, por ai kishte “shumë frikë” se mos fotografoheshin bashkë për shkak të famës që të dy krijonin.

Ja arsyeja pse Aitana nuk e ka takuar Jude Bellingham: "Ai kishte

“Duket se Aitana dhe ai filluan të bëjnë budallallëqe në Instagram e kështu me radhë dhe se Aitana në një moment i propozoi ‘hej, le të takohemi të njihemi’, por ai kishte frikë se, në një moment të caktuar, duke qenë se të dy janë shumë të njohur, do fotografoheshin, -  ka thënë gazetarja në hapësirën e Telecincos.

“Sepse ajo që i propozoi Aitana ishte të takoheshim në një restorant për darkë dhe ai u tremb dhe më pas, Aitana i tha “hajde, një puthje”, dhe katalanasja vendosi ta linte lidhjen e tyre në një miqësi.

Ja arsyeja pse Aitana nuk e ka takuar Jude Bellingham: "Ai kishte

“Ai kishte frikë se do ta kapnin, sepse kujdeset shumë për karrierën e tij profesionale dhe nuk donte të ishte në focus, sepse ajo është shumë e njohur për punën e saj, ai nuk i dha shkas atij takimi”. Thënë kështu, do të duhet të presim për atë që do të ndodhë në të ardhmen, pasi shkëndija mes të dyve mund të lindë përsëri në çdo kohë.

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll