Aktualitet

Vinte baste sportive me celular, arrestohet 38-vjeçari në Tiranë

Arrestimi i tij ka ardhur pasi ai u kap në flagrancë teksa inte baste sportive në celular. 

12 Janar 2025, 13:47 Nga N.F
Vinte baste sportive me celular, arrestohet 38-vjeçari në
Lojra fati

TIRANË- Një 38-vjeçar është vënë në pranga në Tiranë. Arrestimi i tij ka ardhur pasi ai u kap në flagrancë teksa inte baste sportive në celular. 

Policia bën me dije se gjatë këtij operacioni është sekuestruar një celular. I arrestuari akuzohet për veprën penale “Ushtrim i lojërave të fatit, në kundërshtim me dispozitat ligjore”.

Njoftimi i plotë:

Tiranë/Ushtronte aktivitetin e lojërave të fatit me anë të celularit, arrestohet 38-vjeçari. Sekuestrohet një aparat celular. Specialistët e Seksionit për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Nr. 2, në vijim të punës për evidentimin dhe goditjen e veprimtarisë së kundërligjshme në fushën e lojërave të fatit, bazuar dhe në informacione të marra në rrugë operative kanë evidentuar një rast të ushtrimit të kësaj veprimtarie, nëpërmjet lotarive sportive. Në përfundim të veprimeve hetimore u arrestua në flagrancë shtetasi:



– P. A, 38 vjeç, për veprën penale “Ushtrim i lojërave të fatit, në kundërshtim me dispozitat ligjore”. Ky shtetas u kap në flagrancë duke ushtruar aktivitetin e paligjshëm të lojërave të fatit (lotarive sportive), me anë të celularit, në rrugën “Sulejman Delvina”. Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.

baste sportive arrestim ne tirane

Sondazh

Poll