Aktualitet

Goditet një rast i kontrabandës së stekave të cigares, arrestohet 48-vjeçari në Tiranë, procedohet një klient 70-vjeçar

Arrestimi i tij është kryer në rugën “Isuf Elezi” ku policia ka ndaluar 48-vjeçarin dhe gjatë kontrollit fizik, i kanë gjetur disa paketa me cigare pa pullë fiskale.

12 Janar 2025, 10:00 Nga N.F
Goditet një rast i kontrabandës së stekave të cigares,
Stekat e sekuestruara

TIRANË- Një 48-vjeçar është vënë në pranga në Tiranë. Mësohet se arrestimi i tij ka ardhur pasi atij iu gjetën në banesë 88 steka me cigare pa pullë fiskale, të cilat dyshohet se i ka kontrabanduar. Në lidhje më këtë operacion është proceduar penalisht edhe një 70-vjeçar i cili kishte blerë disa steka cigaresh pa faturën përkatëse tek 48-vjeçari.

Arrestimi i tij është kryer në rugën “Isuf Elezi” ku policia ka ndaluar 48-vjeçarin dhe gjatë kontrollit fizik, i kanë gjetur disa paketa me cigare pa pullë fiskale. Më pas policia gjatë kontrollit në banesën e të arrestuarit ka gjetur edhe 88 steka me cigare të cilat janë sekuestruar.

Njoftimi i plotë:

Tiranë/ Goditet një rast i kontrandës së mallrave për të cilat paguhet akcizë. Iu gjetën në banesë, 88 steka me cigare, pa pullë fiskale, të cilat dyshohet se i ka kontrabanduar, arrestohet në flagrancë 48-vjeçari. Procedohet penalisht 70-vjeçari, i cili kishte blerë disa steka cigaresh, pa faturën përkatëse, tek 48-vjeçari.

Specialistët e Seksionit për Hetimin e Krimeve Ekonomik dhe Financiar, në vijim të punës për parandalimin, evidentimin dhe goditjen e veprimtarive kriminale në fushën e kondrabandës së mallrave, bazuar në informacionet e siguruara nga inteligjnca policore, kanë goditur një rast të veprimtarisë kriminale në këtë fushë.

Në vijim të veprimeve për këtë rast, u arrestua në flagrancë shtetasi K. A., 48 vjeç, banues në Tiranë, si dhe u procedua në gjendje të lirë shtetasi R.C,70 vjeç, për veprat penale “Kontrabanda me mallra për të cilat paguhet akcizë”, “Tregtimi dhe transportimi i mallrave që janë kontrabandë” dhe “Fshehja e të ardhurave”.

Në rrugën “Isuf Elezi”, shërbimet e Policisë kanë ndaluar shtetasin R.C., dhe gjatë kontrollit fizik, i kanë gjetur disa paketa me cigare, pa pullë fiskale, të cilat ja kishte blerë shtetasit K.A. Në vijim të veprimeve, gjatë kontrollit në banesën e shtetasit K.A, shërbimet e Policisë gjetën 88 steka cigaresh, pa pullë fiskale, të dyshuar të kontrabanduara, të cilat u sekuestruan në cilësinë e provës materiale. Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.

arrestim ne tirane steka cigare te kontrabanduara

Sondazh

Poll