Aktualitet

Rikthehen reshjet e dëborës në qarkun e Korçës/ Rrugët e hapura për qarkullim, autoritetet: Drejtuesit e mjeteve të kenë kujdes të shtuar!

Për të shmangur bllokimin ose problemet në qarkullim ka nisur puna për pastrimin dhe kriposjen në Qafë Thanë, Qafë Plloçë dhe Grabovicë.

12 Janar 2025, 09:21 Nga N.F
Rikthehen reshjet e dëborës në qarkun e Korçës/
Foto ilustruese

KORÇË- Në qarkun e Korçës janë rikthyer reshjet e dëborës. Për të shmangur bllokimin ose problemet në qarkullim ka nisur puna për pastrimin dhe kriposjen në Qafë Thanë, Qafë Plloçë dhe Grabovicë.

Deri më tani nuk ka asnjë problematikë nga reshjet ndërsa rrugët janë të hapura për qarkullim. Autoritetet apelojnë që drejtuesit e mjeteve të bëjnë kujdes të shtuar e të pajisen me goma dimërore kur udhëtojnë në zonat e prekura nga reshjet.

reshje bore ne korce

Sondazh

Poll