Aktualitet

Moti i keq në Shkodër/ Reshje bore dhe temperatura të ulëta, disa akse të bllokuara dhe disa zona pa energji elektrike

Bëhet me dije se aksi rrugor Bogë-Breg Lumi është i kalueshëm, ndërsa aksi Kire-Shosh është i bllokuar si pasojë e shembjeve të dherave dhe dëborës.

12 Janar 2025, 12:17 Nga ZH.LL
Moti i keq në Shkodër/ Reshje bore dhe temperatura të ulëta,
shkoder

SHKODËR- Moti i keq ka përfshirë vendin tonë prej disa orësh, ku në shumë qarqe raportohet për reshje të dendura shiu dhe dëbore. Raportohet se në Shkodër akset në të gjitha zonat malore ka prani të dëborës dhe erë të fortë, ndërkohë qarkullimi i mjeteve duhet të kryhet me goma dimërore.

Bëhet me dije se aksi rrugor Bogë-Breg Lumi është i kalueshëm, ndërsa aksi Kire-Shosh është i bllokuar si pasojë e shembjeve të dherave dhe dëborës. Megjithatë, njoftohet se kontraktoret janë në gadishmëri me mjete dhe punëtorë për pastrimin dhe kriposjen e rrugëve.

Gjithashtu, në disa zona ka pasur edhe ndërprerje të energjisë elektrike.

Njoftimi i plotë:

Nga DRV Shkodër informohemi se akset rrugore që mbulon kjo drejtori janë të qarkullueshme. Në teë gjitha akset ne zonat malore ka prani te dëbores dhe erë të fortë.

Kontraktoret janë në gadishmëri me mjete dhe punëtorë për pastrimin dhe kriposjen e rrugëve.

Qarkullimi i automjeteve në zonat malore duhet të kryhet me goma dimërore.

Nga bashkia Shkodër , informohemi se kemi reshje dëbore dhe tempratura të uëlta në zonat malore.

Aksi rrugor Boge - Breg Lumit është i kalueshëm.

 Nj.A. Shalë dhe Shosh janë pa Energji Elektrike.

Aksi rrugor Kire - Shosh është i bllokuar si pasojë e shembjeve të dherave edhe të reshjeve të Borës.

Nga bashkia Malësi e Madhe, deri në këto momente nuk raportohen probleme të EC.

Nga bashkia Vau Dejës, informohemi se kemi mungesë te furnizimit me energji elektrike në Nj.A. Vau Dejes, Hajmel, Vig Mnele, Temal dhe Shllak.

Nga bashkia Pukë , trashësia e dëborës arrin deri në 5 cm, nuk raportohen probleme të EC.

Nga bashkia Fushë Arrëz, informohemi se vazhdojnë reshjet e dëbores të shoqëruara edhe me era të fuqishme, ku deri tani trashësia e dëbores i kalon 20 cm, rrugët nacionale janë të hapura por qarkullimi bëhet me zinxhir, ndërsa rrugët rurale që lidhin bashkinë Fushë-Arrëz me Nj.A. Iballë dhe fshatrat rreth saj deri në Firzë janë të bllokuar. Gjithashtu ka probleme me furnizimin me energji elektrike ne Nj.A. Qafë-Mali, Iballë dhe Blerim.

Nga OShE informohemi se ka problem vetëm ne fidrat në zonën e Vaut Dejës në të cilën një pjesë është riparuar dhe po vazhdon puna, në gjithë zonat e tjera nuk kemi probleme.

Insitucioni i Prefektit po monitoron situatën për çdo problematikë të mundshme.. Mbesim në kontakt.

shkoder reshje bore

Sondazh

Poll